×

Youth in tech!

Armir Harris ka ndryshuar stereotipin shqiptar në mediat e huaja. “Orizontespress” i ka dedikuar një shkrim të gjatë djaloshit shqiptar që ndryshoi jetën e tij me një aplikacion, duke u kthyer në një sipërmarrës të fuqishëm.
Armiri ka themeluar platformën “Shofur”. Një treg në internet ku mund të kërkoni për një autobus dhe mundësinë për ta gjetur sa më thjeshtë. Idenë e hodhi në një aplikacion dhe e emëroi “Shofur”, një platformë ku rezervoni autobusë në internet për çdo rast dhe shikoni itinerarin e tyre në kohë reale.
Çdo autobus ka sensorë dhe GPS për t’u lidhur me sistemin që Armir dhe punonjësit e tij t’i skanojnë dhe për të ditur saktësisht se ku lëviz dhe në çfarë kushtesh. Një sistem inteligjence artificiale që mbledh dhe analizon të dhëna nga më shumë se 1.000 kompani autobusësh në kohë reale. Platforma nuk shërben vetëm për konferenca, festa dhe udhëtime në grupe, por edhe për këdo që ka nevojë për një autobus.
Kur Agjencia e Mbrojtjes Civile të SHBA (FEMA) kishte nevojë urgjente për të evakuuar 10,000 njerëz nga Florida, Georgia dhe Carolina e Jugut në 2016, pas uraganit shkatërrues Matthew që shkatërroi Haitin, zgjidhja u gjet lehtë: Në Shofur!
Kompania e Armirit sot vlerësohet me mbi 100 milion dollarë!