×

Xhuliana Kurti

#ShembullSuksesi
Internet pa WIFI, vajza shqiptare fiton çmimin e dytë në botë!

Ju prezantojmë me Xhuliana Kurtin, studenten shqiptare që fitoi çmimin e dytë në Gjermani pasi paraqiti ide inovatore për dërgimin e materialeve përmes telefonave inteligjente edhe pa internet dhe pa paguar faturën. Ky konkurs prestigjioz “IAA Mobilitython”, u zhvillua në Mynih, Gjermani për studentët e apasionuar ndaj teknologjisë. 20 vjeçarja u përzgjodh nga juria mes 26 finalistëve.

Shpërndarja e materialeve me celular edhe kur nuk ka internet apo nuk është bërë abonimi, është shpikja më e re në teknologji që mban firmën e studentes së universitetit të Durrësit. Tashmë për idenë e saj do të mblidhen fonde për ta vënë në zbatim dhe së shpejti ky projekt pritet që të prezantohet përballë sponsorëve të mëdhenj gjermanë dhe europianë.