×

Workshopi Citizens Voice for Digital Rights

Në Dhjetor të vitit 2020, me mbështetjen e Bashkisë së Amsterdamit dhe organizatës partnere “Democratic Society”, stafi i Drejtorisë së Inovacionit facilitoi workshop-in “Aftësimi për të Drejtat Digjitale”.
Pjesë e workshopit ishin studente të universiteteve të ndryshme, të cilët jo vetëm ishin të interesuar të mësonin më shumë për të drejtat digjitale, por kërkonin të njiheshin edhe me të gjitha metodat e mbrojtjes së këtyre të drejtave në hapësirën virtuale.

Workshopi u zhvillua në formën e një bashkëbisedimi mes ekspertëve vendas, studentëve dhe përfaqësuesve të Bashkisë Tiranë. Ai u nda në 3 pjesë kryesore: mëso-bashkëbisedo-përfundime.
Shih më shumë këtu : https://www.demsoc.org/blog/citizen-voices-for-digital-rights-in-tirana-albania