Qëllimi i këtij projekti është: Ndërtimi i një faqeje web, të thjeshtë, të lehtë për t’u përdorur, për të gjetur informacionin e nevojshëm apo marrjen e shërbimit të kërkuar me sa më pak klikime apo kërkime dhe në një kohë sa më të shkurtër.

Intraneti është një rrjet privat, i cili do të jetë i aksesushëm dhe në shërbim të stafit të bashkisë. Në të do të serviret një gamë e gjerë e informacioneve dhe shërbimeve të bashkisë, i cili do të komunikohet brenda drejtorive të ndryshme dhe jo vetëm. Ky sistem do të ketë nje fluks Informacioni dhe ndërveprimi i cili do të krijohet nga të gjithë sistemet IT që përdor bashkia dhe nëpërmjet ndërfaqësimit me sistemet IT të palëve të treta. Ajo cfarë ky sistem informacioni synon të arrijë është rritja e integritetit dhe disponueshmërisë së informacionit si dhe minimizimi i punës mekanika nga ana e punonjësve.Duke aplikuar një sistem të tillë rritet nderveprimi midis departamenteve cka do të pasqyrohet në cilësinë e realizimit të projekteve. Nga ana tjetër të gjithë këto të dhëna që futen në sistem do të mund të përpunohen dhe të kthehen në formë raportesh.