×

Teuta Hyseni

Teuta Hyseni është një nga femrat më të suksesshme në San Francisco të Kalifornisë. Ajo është inxhiniere e sigurisë në kompaninë e Bill Gates, gjigantin “Microsoft”.
 
Teuta Hyseni është inxhiniere e Sigurisë në projektet kryesore të Microsoft-it për sigurinë e aplikacioneve, duke vlerësuar defekte të mundshme brenda aplikacioneve, duke shqyrtuar arkitekturën e aplikacionit etj. Për më tepër, Hyseni është e përkushtuar për edukimin e të tjerëve mbi kërcënimet e sigurisë dhe praktikat më të mira në biseda të ndryshme, shkrime dhe në programe mentorimi.
 
Duke njohur kontributin e saj në industri ajo është nominuar si Kampion i Sigurisë të Vitit në “Women in IT Awards 2018 Series”.
 
Si pjesë e pasionit të saj për industrinë e teknologjisë dhe inovacionit, ajo fitoi vendin e parë në “World Blockchain Hackathon” në Forumin Ekonomik Blockchain 2018, një garë e klasit botëror.