×

Testohet treni supersonik që mund të ndryshojë mënyrën e lëvizjes në botë

Realizohet prova e parë me pasagjerë për trenin super të shpejtë ”Hyperloop” , i kompanisë Virgin, i projektuar për të lëvizur një ditë me një mijë kilometra në orë, duke mbuluar një distancë si ajo midis Milanos dhe Romës në rreth 30 minuta. Në bord: Josh Giegel, bashkëthemeluesi i kompanisë dhe kolegia e tij Sara Luchian që drejton njësinë ‘përvoja e pasagjerëve’. Dy pasagjerët e parë udhëtuan 500 metra për 15 sekonda. Virgin është grupi i themeluar nga miliarderi britanik Richard Branson.

”Testi tregon se Hyperloop mund të ndryshojë mënyrën e lëvizjes së botës”, thekson me entuziazëm Branson. Projekti Hyperloop, lindi nga një ide e themeluesit të SpaceX Elon Musk, dhe më pas u zhvillua nga Virgin, i cili fitoi më shumë se 400 milionë dollarë. Udhëtimi i parë i shkurtër u krye në shkretëtirën e Nevadas afër Las Vegas. Moduli, i quajtur Pegasus, është nga brenda më shumë si një rakete sesa një makinë treni. Automjeti lëviz në një tunel me diametër 3.3 metra, një tub vakumi për të minimizuar fërkimin dhe për të rritur shpejtësinë e ecjes.

Një nga sfidat kryesore të Hyperloop është siguria, duke filluar nga tuneli, në të cilin do të duhet të lëvizë. Qëllimi është të kombinohen teknologjia e ngritjes magnetike dhe tubit të vakumit për të rritur shpejtësinë e ecjes deri në tejkalimin e asaj të automjeteve të tilla si Shanghai Transrapid, treni që lidh qendrën e qytetit kinez me aeroportin e tij ndërkombëtar, i cili mund të arrijë një shpejtësi prej 431 kilometra në orë.

Gati për të ardhmen?