Çipat që mund të ndihmojnë në funksionimin e trurit nga sipërmarrësi miliarder Elon Musk janë funksionale tashmë dhe Musk ka shfaqur një video në rrjetin social “Twitter” ku dukej një majmun tek i cili ishte implementuar e teknologjia e re. Videoja tre minutëshe nga produkti i quajtur “Neuralink” tregon se si një majmun mashkull arrin të luajë vetëm me anë të një dore dhe lojën e komandon me tru.


“Produkti i parë Neuralink do t’i mundësojë dikujt me paralizë të përdorë një smartphone me mendjen e tij më shpejt sesa dikush që përdor gishtat”, shkroi Musk.


Në video shpjegohet se Neuralink punon duke regjistruar dhe dekoduar sinjalet elektrike nga truri duke përdorur më shumë se 2,000 elektroda të implantuara në rajone të korteksit motorik të majmunit që koordinojnë lëvizjet e duarve dhe krahëve.


Ekspertët e zhvillimit të Neuralink dhe bashkëthemeluesi Musk synon që këto produkte të implantohen në pjesë të trurit pa tela për të ndihmuar në kurimin e sëmundjeve neurologjike si Alzheimer, demenca dhe dëmtimet e palcës kurrizore.

Në gusht të vitit 2020, Musk zbuloi një derr me një implant të çipit Neuralink. Në korrik 2019, Neuralink tregoi një dizajn që përfshinte mbjelljen e “fijeve” të vogla të elektrodës në tru, si dhe një pajisje tjetër pas veshit.
Musk është i njohur për mbledhjen e ekspertëve të ndryshëm për të zhvilluar teknologji të kufizuar më parë në laboratorë akademikë, përfshirë raketa dhe automjete elektrike, përmes kompanive të tilla si Tesla Inc dhe SpaceX.

Burimi: SI