×

Teknologjia dhe Inovacioni në kohën e Covid-19

Ka qenë dhe vijon të mbetet një vit i vështirë. Zgjohemi çdo mëngjes nga zhvillimet e reja në tragjeditë e momentit, një pandemi, katastrofat natyrore dhe një kolaps ekonomik i afërt.
Përballë këtyre zhvillimeve, një mesazh plotësisht i kuptueshëm nga të gjitha njesitë qeveritare për publikun do të ishte: Ne nuk mund t’ju shërbejmë me kapacitete të plotë tani. Ju lutemi kini durim!
Por siç e dimë tani, kjo është një rrugë e papranueshme për të adresuar me sukses dhe në mënyrë aktive, nevojat në rritje të qytetarëve që përballen me rrezikun e shëndetit publik dhe pasigurinë ekonomike. Njerëzit po sjellin një përvojë të re qytetare në ballë të qeverive lokale që përputhet me kërkesën në rritje për informacione dhe shërbime gjithmonë të aktivizuara, 24/7. Zërat e tyre janë më të fortë se kurrë më parë.
Për qytetet dhe bashkitë, pyetja tani bëhet: Si mund ta përqafojnë udhëheqësit lokalë këtë epokë të re të angazhimit qytetar në botën e COVID-19 për të ofruar zgjidhje dixhitale që ndihmojnë të gjithë të përmbushin momentin?
Më poshtë po ju prezantojmë me disa nisma të SHBA-së, se si teknologjia po vihet në shërbim të qytetarëve dhe ekonimisë.

People with different skills connecting together online and working on the same project, remote working and freelancing concept

Një shesh digjital publik për njerëzit
Në Shtetet e Bashkuara, pandemia COVID-19 mbylli bashkitë e qyteteve dhe ka detyruar agjencitë qeveritare në të gjitha nivelet të rimendojnë punën modernizuese të sektorit publik për të ofruar në mënyrë digjitale dhe të barabartë shërbimet e qytetarëve. Kryetarët e bashkive, anëtarët e këshillit të qytetit dhe zyrtarët e agjencive lokale, duhet të gjejnë nje zgjidhje më të gjallë, të drejtpërdrejtë, përfshirëse dhe pjesëmarrëse. Një mënyrë për ta bërë këtë është investimi në mjete digjitale, teknologji dhe inovacion që mund të ndihmojnë qeveritë lokale të zhvillojnë dhe ofrojnë shërbime në internet. Kjo bëhet me platforma që jo vetëm ofrojnë shërbime të nevojshme qeveritare, por gjithashtu i japin përparësi kontributit nga banorët dhe inkurajojnë dialogun e komunitetit të udhëhequr nga transparenca, besimi dhe llogaridhënia.
Në fund të ditës, qytetarët janë konsumatorë. Ata duan akses gjatë gjithë ditës në shërbimet qeveritare dhe mundësi për mënyra të bashkëveprimit me ofruesit e shërbimeve që plotësojnë nevojat e tyre duke marrë parasysh komoditetin e tyre personal.

Vlera e qeverisë në shtëpi
Një prani e shtuar në internet e anëtarëve të komunitetit dhe punojësve në distancë gjatë pandemisë u ofron bashkive një mundësi të re dhe me kosto efektive për të avancuar shërbimin digjital të qeverisë lokale. Deri kohët e fundit, shërbimet operacionale minimale në dukje si prodhimi i fotove për kartat e identifikimit, skanimi i dokumenteve të rëndësishme, digjitalizimi dhe riorganizimi i rrjedhëve të punës dhe menaxhimi i çështjeve të ndryshme ishin të besueshme vetëm nëse ekipet e mëdha qeveritare kishin buxhetin për të blerë teknologjitë e kërkuara veçmas, pastaj t’i bashkonin ato së bashku.
Lajmi i mirë është se zgjidhjet e sotme të bazuara në platformat cloud janë të plota, të përballueshme për të gjithë. Tregu përmban zgjidhje që janë krijuar për qeveritë lokale për t’u integruar me sistemet e trashëguara të IT për të kaluar shërbimet tradicionale personale në ndërveprime digjitale.