×

Të drejtat digjitale

Koalicioni i Qyteteve për të Drejtat Digjitale, i nisur nga Bashkitë e Amsterdamit, Barcelonës dhe New York në Nëntor 2018 dhe tani me një anëtarësim të mbi 50 qyteteve në të gjithë botën, është një rrjet bashkish që ndihmojnë njëra-tjetrin në fushën e politikëbërjes bazuar në të drejtat digjitale. Koalicioni është i përkushtuar për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat digjitale në kontekstin urban përmes veprimit të qytetit, për të zgjidhur sfidat e përbashkëta digjitale dhe për të punuar drejt kornizave ligjore, etike dhe operacionale për të avancuar të drejtat e njeriut në mjediset digjitale.

Me rritjen e mbështetjes në internet vjen nevoja për të mbrojtur dhe respektuar të drejtat themelore të njeriut për të gjithë në fushën digjitale. Globalisht, gjashtë në dhjetë persona nuk janë të lidhur me internet, dhe shkelja e të drejtave të njeriut duke përfshirë mbylljen e faqeve të aktivistëve dhe gazetarëve për aktivitetet e tyre në internet, mbledhjen e të dhënave personale pa pëlqimin e personave dhe mbikëqyrjen digjitale vazhdojnë. Koalicioni i Qyteteve për të Drejtat Digjitale bashkon qytete të angazhuara për shfrytëzimin e teknologjisë për të përmirësuar jetën e njerëzve dhe për të mbështetur komunitetet në qytete duke siguruar shërbime dhe infrastrukturë digjitale të besueshme dhe të sigurta.

Qeveritë lokale, duke punuar me organizata joqeveritare dhe të shoqërisë civile dhe me sektorin privat, luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e politikave proaktive dhe holistike për të siguruar që teknologjia të përdoret si për të dhënë liri ashtu edhe siguri, dhe që përfitimet e teknologjisë digjitale të përjetohen nga të gjithë.

Bashkia Tiranë është pjesë e Koalicionit të Qyteteve për të Drejtat Digjitale dhe ndjek në mënyrë proaktive objektivat e Koalicionit, specifikisht:

  • Përmirësimi i politikave, ligjeve, planeve dhe strategjive për standarde më të mira të shërbimit digjital të hapur dhe etik në nivelin e qytetit dhe global
  • Akses i përmirësuar në internet dhe shërbime digjitale të përballueshme dhe të arritshme në kushte të barabarta, si dhe rritja e kapaciteteve digjitale të qytetarëve
  • Ruajtja e privatësisë dhe kontrolli i përmirësuar mbi informacionin personal përmes mbrojtjes së të dhënave si në vendet fizike ashtu edhe në ato virtuale.
  • Kuptimi në rritje i sistemeve teknologjike, algoritmike dhe të inteligjencës artificiale që ndikojnë në jetë dhe aftësia për të pyetur dhe ndryshuar sistemet e padrejta, të njëanshme ose diskriminuese.
  • Përfaqësim i përmirësuar në internet dhe bashkëveprim kolektiv me qytetin përmes mundësive të hapura, pjesëmarrëse dhe transparente për të formësuar teknologjitë e krijuara për to, përfshirë menaxhimin e infrastrukturës dhe të dhënave tona digjitale si një e mirë e përbashkët.

Kjo iniciativë konsiston në ndjekjen e disa hapave në vendosjen e gjerë të teknologjive me burim të hapur në infrastrukturën tonë të IT. Bashkia e Tiranës përdor Nextcloud, një zgjidhje me burim të hapur të vetë-pritur (të dhënat tona janë nën kontrollin tonë) dhe LibreOffice, platforma falas dhe me burim të hapur për redaktimin e dokumenteve.  Ne besojmë se mund të ndërtojmë infrastrukturën që duam, me burime të kufizuara (kosto të reduktuara) dhe ta rregullojmë atë për nevojat tona. Ne kemi pasur një bashkëpunim të ngushtë me komunitetet përkatëse të zgjidhjeve softuerike me burim të hapur që kemi zbatuar si dhe me komunitetin lokal shqiptar i cili promovon përdorimin e FLOSS. Ne gjithashtu kemi portalin tonë Open Data i cili është pjesë e përpjekjeve tona për të rritur transparencën dhe pjesëmarrjen e qytetarëve.