#TiranaOpenData

Pavarësisht nëse jetoni prej kohësh në Tiranë apo po e vizitoni për herë të parë atë, ju do të mund të gjeni rreth 90 pika në të cilat ofrohet WiFi pa pagesë në të gjithë kryeqytetin. Ofrimi i këtij shërbimi pa pagesë në këto hapësira i mundëson qytetarëve dhe turistëve aksesimin e shërbimit të internetit si dhe mundësinë që të informohen në kohë reale mbi atraksionet turistike, eventet që do të zhvillohen në qytet apo informacionet mbi transportin publik.

Nisma “Tirana Friendly Wi-Fi”, e cila vjen si bashkëpunim i Bashkisë së Tiranës dhe zyrës së UNICEF në Shqipëri, mundëson përdorimin e internetit falas, të filtruar nga informacioni i dëmshëm dhe i paligjshëm online, për të mbrojtur fëmijët dhe familjet e tyre.

Të dhënat e Open Data tregojnë se në periudhën Tetor 2022:

  • Shërbimi në platformën Friendly-wifi në pikën publike të sheshit Skënderbej në periudhën Tetor 2022 është përdorur nga 16.006 qytetarë
  • 4 % e tyre janë përdorues të rinj, të cilët e kanë aksesuar këtë shërbim për herë të parë
  • Numri mesatar i përdoruesve në ditë ka qenë
  • Fluksi me i lartë i përdorueseve ka qenë në daten 29 Tetor me 1162 përdorues të loguar.

Shih më shumë të dhëna në https://opendata.tirana.al/