×

Tashmë Google gjen këngën që keni në mendje

Sa herë ju ka ndodhur të kërkoni një melodi që ju ka mbetur në mendje, por të cilës nuk i dini asnjë fjalë? Apo tu drejtohesh miqve “hej e di atë këngën që fillon me da da daaddda”, por ende asnjë shpresë.
Mos u shqetëso, tashmë Google e ka një zgjidhje! Gjithçka duhet të bëni është të pëshpërisni, të fishkëlleni ose të këndoni në mikrofonin e smartphone-it tuaj disa fjalë apo vetëm melodinë që ju kujtohet nga teksti dhe kjo është e gjitha!

Edhe nëse nuk jeni në gjendje të këndoni siç duhet ose të jeni i përsosur, Google do t’ju ofrojë te gjitha opsionet më të mundshme për këngën bazuar në melodinë. Programi i ri aktualisht punon në anglisht në iOS dhe në 20 gjuhë në Android. Google planifikon ta lançojë atë në më shumë gjuhë në iOS në të ardhmen e afërt.
Gjithçka duhet të bëni është të hapni mini-aplikacionin tuaj të Kërkimit Google ose të hapni aplikacionin tuaj Google, të klikoni në butonin e mikrofonit dhe të pyesni “çfarë është kjo këngë?” ose shtypni butonin “Kërko një këngë”.

Por si funksionon?
Për ta kuptuar më mirë, melodia e një kënge është si shenja e gishtave: Secila ka identitetin e saj unik. Google ka ndërtuar modele të të mësuarit makinerik që mund të përputhin melodinë tuaj, fishkëllimën ose këndimin me identitetin e këngës që po kërkoni.

Kur këndoni një melodi, modelet e të mësuarit makinerik të Google e shndërrojnë audion në një sekuencë të bazuar në numra që përfaqësojnë melodinë e këngës. Modelet janë trajnuar për të identifikuar këngët bazuar në një larmi burimesh, duke përfshirë njerëz që këndojnë, fishkëllima ose gumëzhitje, si dhe regjistrime në studio. Algoritmet gjithashtu heqin të gjitha detajet e tjera si instrumentet shoqëruese, timbrin dhe tonin e zërit. Ajo që na mbetet është sekuenca e bazuar në numrin e këngës.
Sekuencat e kënduara krahasohen me mijëra këngë nga e gjithë bota dhe Google identifikon përputhjen më të mundshme në kohë reale.

Sipas të dhënave të Google, njerëzit e pyesin Google “cila këngë është kjo” gati 100 milionë herë çdo muaj. Kështu që herë tjetër që keni vështirësi të gjeni një këngë, mos u shqetësoni fare. E gjen Google për ju!