×

Startup-et kryesore 2020: 10 kompanitë Amerikane në rritje.

2020 ka qenë një vit trazirash pasi pandemia e COVID-19 përfshiu të gjithë globin, duke lënë pezull të gjitha planet e biznesit dhe ato personale. Edhe startup-et nuk kanë qënë imunë. Shumë kompani  kanë gjetur mënyra për t’u përshtatur me këto ndryshime-madje duke patur edhe më shumë sukses se më parë. Më poshtë do t’ju pezantojmë me një listë Startup-esh me 10 nga kompanitë të cilat kanë spikatur këtë vit, duke tërhequr akoma më shumë investime, punonjës dhe vëmëndje.

Specialistët e të dhënave analizuan qindra miliona veprime të gjeneruara nga 171 anëtarë të LinkedIn të cilët janë rezidentë në SH.B.A, duke u fokusuar ne 4 shtylla:

•          rritja e punësimit,

•          interesi I punëkërkuesve

•          angazhimi i anëtarëve me kompaninë e punonjësit e saj

•          dhe sesa të aftë ishin këto Startup-e për të marrë talente nga lista e kompanive më të mira sipas LinkedIn.

Për t’u kualifikuar kompanitë duhet të kishin 7 ose më pak vite  vite që operojnë në treg, të kenë të paktën 50 të punësuar, të jenë biznese private dhe me qendër operimi në Shtetete Bashkuara të Amerikës.

Këto 10 Startup-e  tregojnë trendet për rritjen e një biznesi, duke treguar se ku po drejtohen ato.

1.        Better.com

Better.com I cili operon në tregun e huadhënies së hipotekave dixhitale u mbingarkua me aplikime për rifinancim dhe kërkesa për kredi të reja si rezultat I rënies se normave të interesit dhe rritjes së dëshirës për hapësira më të mëdha.

2.        DoorDash

DoorDash e njohur për dërgesat e ushqimit në shtëpi e zgjeroi shërbimin e dërgesave duke përfshirë farmacitë edhe produkte të shportës.

3.        RobinHood

RobinHood  I cili e konsideron veten si “investim për të gjithë”, ka kërkuar të demokratizojë investimet në tregun e aksioneve nëpërmjet një aplikacioni të krijuar nga vetë ata, për t’i bërë tregtitë sa më të përballueshme dhe të lehta për t’u ekzekutuar.

4. Samsara

Samsara bën sisteme sensori të lidhura me internetin, të përdorura nga flota të tëra kamionësh dhe automjete të tjera, që të funksionojnë në mënyrë sa më efikase dhe të sigurt.

5.        Databricks

Databricks, një platformë me burim të hapur të dhënash, I jep kompanive të tjera informacione dhe mjete për të nxjerrë sa më shumë të dhëna të vlefshme.

6.        Outreach

Outreach siguron mjete të mundësuara nga AI, që ndihmojnë përfaqësuesit e shitjeve të identifikojnë dhe të jenë në kontakt të vazhdueshëm me klientët.

7.        Brooklinen

Brooklinen, I krijuar nga një çift të cilët inspirimin e tyre e morën nga  një dhomë hoteli në Las Vegas, bën të mundur shitjen e produktit me një çmim më të ulët nga prodhuesi direkt tek klienti.

8.        Attentive

Attentive, I specializuar në marketingun e mesazheve telefonike, përdor të dhëna reale të sjelljes së konsumatorit, që ndihmojnë markat të targetojne përdoruesit e duhur në momentin e duhur.

9.        Loom

Loom I jep mundësinë  përdoruesve  të krijojnë dhe ndajnë informacionet e tyre audio dhe video si dhe ekraneve të tyre me të tjerët, duke thjeshtuar takimet online.

10.      Verkada

Verkada, shet sistemet e sigurisë së ndërmarrjeve dhe po përpiqet te zgjerohet përtej, siç tha CEO Filip Kaliszan, “një sistem operativ për ndërtesat e kohëve moderne”.