Për t’u ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve në nevojë, në lidhje me situatën e pandemisë që kaloi vendi ynë, DTIK në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve Sociale, zhvilluan një sistem nëpërmjet të cilit njësitë administrative mund të regjistrojnë të gjitha kërkesat e qytetarëve për asistencë në banesë, përfshirë edhe dërgesat e pakove të llojeve të ndryshme, datën e dërgesës së fundit, kategorinë e familjes përfituese etj.