Zyra e Këshillimit të Karrierës është sistem i cili është i aksesueshëm dhe në shërbim të stafit të Bashkisë Tiranë. Në të serviren të gjitha informacionet dhe shërbimet të cilat ofrohen për qytetarët në faqen web dhe përditësohet/menaxhohet nga stafi i Bashkisë Tiranë dhe nga persona të tjerë të autorizuar për të kryer këtë proces. Ajo çfarë tjetër ky sistem mundëson është krijimi i aktiviteteve, përpunimi i të dhënave dhe gjenerimi i raporteve në shërbim të vijimësisë së punës.

Krahas sistemit Bashkia Tiranë në bashkëpunim me Risi Albania,  kanë krijuar faqen web https://karriera.tirana.al me qëllim informues për vizitorët e faqes. Zyra e Këshillimit të Karrierës në Bashkinë Tiranë ka për mision të ofrojë informacion të pavarur lidhur me arsimimin, formimın dhe planifikimin e zhvillimin e karrierës. Nëpërmjet informacionit dhe shërbimeve të këshillimit zyra ka për mision të ofrojë për të rinjtë dhe të rriturit e interesuar, një hapësirë të sigurtë për të ndihmuar në planifikimin dhe zhvillimin e karrierës. Në faqen web janë paraqitur të gjitha shërbimet e Qendres së Karrierës. Faqja ofron mundësi interaktiviteti për përdoruesit e regjistruar, të cilët mund të rezervojnë takimin e tyre dhe mund të plotësojnë testet tek të cilat kanë të drejta.