×

Sistemi GIS

Me qëllim mbledhjen, ruajtjen, analizën, përpunimin, përditësimin e informacionit gjeohapësinor që trajtohet nga Bashkia Tiranë, gjatë vitit 2021 është ngritur Sistemi GIS për Bashkinë, i cili mundëson:

  • Mbështetjen e të gjithë objektivave institucionale për menaxhimin e të dhënave hapësinore për të cilat është përgjegjëse administrata e Bashkisë së Tiranës;
  • Shkurtimin e afateve për përpunimin e kërkesave për të mbështetur proceset aktuale të punës në institucion;
  • Standartizimin në ndarjen e të dhënave dhe interoperabilitet mes stafit të Institucionit;
  • Transparencën dhe siguri të lartë për të gjithë të dhënat gjeohapësinore.

Sistemi është live dhe është vënë në funkison të strukturave përgjegjëse në institucion si: Drejtoria e Përgjithshme e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit, Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore, Njësitë Administrative, etj.

Aktualisht, vijon procesi i mirëmbajtjes së sistemit software dhe infrastrukturës hardware procesuese përkatëse.