×

Sistemi “Digjitalizimi i procesit të identifikimit dhe raportimit të fëmijëve shfrytëzuar ekonomikisht, dhe në situatë rruge”

Me qëllim reduktimin e fenomenit të fëmijëve të identifikuar në situatë rruge dhe shfrytëzimit ekonomik të tyre, Bashkia Tiranë, ka ngritur qendrën më të re “Qendrën Komunitare të Terrenit” e cila ka si synim të koordinojë procesin e ndërveprimit të të gjithë aktorëve pjesëmarrës në proces dhe skuadrave të terrenit, duke mundësuar në këtë mënyrë marrjen e masave të nevojshme nga institucionet përgjegjëse për dhënien e ndihmës së menjëhershme ndaj tyre.
Në këtë kuadër, është ngritur sistemi “𝐃𝐢𝐠𝐣𝐢𝐭𝐚𝐥𝐢𝐳𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐩𝐫𝐨𝐜𝐞𝐬𝐢𝐭 𝐭ë 𝐢𝐝𝐞𝐧𝐭𝐢𝐟𝐢𝐤𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐚𝐩𝐨𝐫𝐭𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭ë 𝐟ë𝐦𝐢𝐣ë𝐯𝐞 𝐬𝐡𝐟𝐫𝐲𝐭ë𝐳𝐮𝐚𝐫 𝐞𝐤𝐨𝐧𝐨𝐦𝐢𝐤𝐢𝐬𝐡𝐭, 𝐝𝐡𝐞 𝐧ë 𝐬𝐢𝐭𝐮𝐚𝐭ë 𝐫𝐫𝐮𝐠𝐞”, i cili mundëson:
✅ Regjistrimin në kohë të procesit të identifikimit proaktiv të fëmijëve në situatë rruge nga skuadrat e terrenit;
✅ Raportimin në kohë dhe me cilësi nga skuadrat e terrenit drejt koordinatorit dhe strukturës përgjegjëse të skuadrave të terrenit dhe raportimin tek Punonjësi për Mbrojtjen e Fëmijës dhe Sektori për Mbrojtjen e Fëmijës;
✅ Sigurimin, gjenerimin, analizën dhe raportimin e të dhënave të sakta mbi procesin e identifikimit, raportimit në zbatim të funksionit dhe qëllimit të ofrimit të shërbimeve nga “Qëndra Komunitare e Terrenit”;
✅ Transparencë në të gjitha hallkat e përfshira në këtë proces dhe mundësi evidentimi problematikash për t’i adresuar në kohë;
✅ Saktësi e informacionit dhe akses në çdo kohë i të dhënave për vendimmarrje të bazuar mbi to;
✅ Aksesimin e software nga terreni përmes tabletave, vënë në dispozicion të “Qendrës Komunitare të Terrenit”.
Bashkia Tiranë dhe strukturat përgjegjëse janë angazhuar plotësisht në trajtimin dhe reduktimin e këtij fenomeni!