×

Sindi Shkodrani, vajza shqiptare që është përzgjedhur mes 11 më të mirëve në fushën e inteligjencës artificiale në Holandë!

Ju prezantojmë me Sindi Shkodranin, vajzën shqiptare që është përzgjedhur mes 11 më të mirëve në fushën e inteligjencës artificiale në Holandë!

Sindi aktualisht është “truri” i zhvillimit të teknologjisë në kompaninë holandeze “TomTom” në Amsterdam si inxhiniere e mësimit të vizionit kompjuterik – Autonomus Driving R&D.Ajo ka përfunduar studimet master shkencor në Inteligjencën Artificiale në universitetin e Amsterdamit në vitin 2017. Për më tepër, e reja shqiptare është anëtare e Grave në fushën e Inteligjencës Artificiale në Holandë që prej fundit të vitit 2018.