Të dhënat e 533 milionë përdoruesve të Facebook, mes tyre edhe shumë shqiptarë, janë në dispozicion të publikut në internet, për shkak të një hakimi që ju bë platformës së Facebook.

Të dhënat japin informacion në lidhje me numrat e telefonit, emrin, datën e lindjes, vendbanimin, statusin e marrëdhënies dhe, në disa raste, adresat e postës elektronike.

Kushdo që dëshiron të kontrollojë nëse të dhënat e tyre kanë rrjedhur tani mund ta bëjë këtë përmes platformës “Have i been powned“.

Siç njoftoi në Twitter, operatori i faqes në internet Troy Hunt, ai tashmë ka shtuar 2.5 milionë adresat e postës elektronike të rrjedhura nga baza e të dhënave të Facebook.

Për të kontrolluar, shënoni adresën tuaj në linkun më lart dhe pastaj klikoni në “pwned?”. Pasi veprimi të jetë gjeneruar, merrni një listë të të gjitha rrjedhjeve të të dhënave nga të cilat jeni prekur deri më tani.

Përveç kësaj, si një masë paraprake, nëse është e mundur, duhet të aktivizoni masat e sigurisë në facebook apo platforma të tjera, të tilla si vërtetimi me 2 faktorë. Nëse dëshironi, mund të përdorni edhe shërbimin e ofruar në platformë. Kështu, nëse adresa e postës elektronike të futur është gjetur në një rrjedhje të re të të dhënave, ju do të informoheni automatikisht.

Burimi: Gazeta Telegrafi.