×

Shpirti inovativ i Amsterdamit

Të gjithë kemi dëgjuar për dinamikën e një prej kryeqyteteve më të rëndësishme të botës në fushën e teknologjise dhe inovacionit.

Amsterdami ka një histori të gjatë të bashkëpunimit me inovacionin. Ekosistemet e biznesit dhe komunitetit përcaktohen nga një sërë parimesh të përbashkëta: diversiteti, bashkëpunimi, pragmatizmi dhe përshtatja.

Si rezultat, Amsterdami është në gjendje të përkthejë me shpejtësi zgjidhjet innovative, në praktikë.

Fryma e inovacionit të qytetit është e rrënjosur në historinë e tij. Për shekuj me radhë, grupe të ndryshme në Amsterdam u është dashur të punojnë së bashku, për shembull për të siguruar që qyteti të mbetet i thatë përballë përmbytjeve të vazhdueshme. Kjo ka krijuar një shoqëri që mbështetet te inovacioni dhe bashkëpunimi. Mobilizimi i forcës dhe krijimtarisë së grupeve të ndryshme dhe të menduarit me një mendje të hapur kanë qenë forcat shtytëse që vazhdojnë ta çojnë qytetin përpara sot. Është pikërisht kjo histori e inovacionit që ka lejuar Amsterdamin t’i përgjigjet me kaq sukses vitet e fundit teknologjive në zhvillim.

Suksesi i Amsterdamit bazohet në përqasjen inteligjente në çdo shërbim, startup-et dhe inovacionin digjital. Falë bashkëpunimit midis kompanive, institutive kërkimore, sipërmarrësve dhe qeverisë, vendi ka qenë në gjendje të krijojë një mjedis ku inovacioni mund të krijohet dhe zbatohet me shpejtësi.

Edhe vetë qyteti është një platformë për inovacion, duke formuar vendin ideal për teknologjitë e reja. Amsterdami është i përshtatshëm në mënyrë ideale për këtë detyrë për shkak të madhësisë së tij, popullsisë jashtëzakonisht të larmishme (Amsterdami është shtëpia e njerëzve nga 180 vende të ndryshme) dhe shumë hapësirave të krijuara për bashkëpunimin mes komuniteteve.

Në Prill 2016, Komisioni Evropian e emëroi Amsterdamin Kryeqytetin Evropian të Inovacionit. Me këtë çmim, Komisioni vlerësoi mënyrën se si ekosistemi i inovacionit të Amsterdamit lidh qytetarët, organizatat publike, akademinë dhe biznesin. Qyteti tashmë po përdor 950,000 € si shpërblim për të rritur dhe zgjeruar përpjekjet e tij për inovacion në fushat e lëvizshmërisë, inovacionit shoqëror, ekonomisë, startup-et, kujdesit shëndetësor dhe ekonomisë së ndarjes.