Inovacionet e bazuara në brendësi janë platforma dhe sisteme të krijuara nga departamenti i TIK me qëllim rritjen dhe matjen e performancës së stafit.

Cloud– Sistemi cloud është sistem opensource i përshtatur për t’u përdorur nga stafi i BT si foldershare.

Helpdesk– Sistem opensource që shërben për menaxhimin dhe efikiasitetin e punës së stafit të IT.

Sistemi i kontrollit te aksesit– Një sistem i cili mundëson kontrollin në kohë reale të hyrjeve-daljeve të stafit, gjurmimin e lëvizjeve, komunikim e raportim sa më të shpejtë të problematikave që lidhen me thyerje apo moszbatim të rregullave të hyrje – daljeve të punonjësve në ambjentet e punës.

Dixhitalizimi i Vlerësimit të Performancës– Një sistem i cili do të ndihmojë Bashkinë e Tiranës në arritjen e objektivave të institucionit, për realizimin në mënyrë efektive të procesit të vlerësimit të performancës si edhe kontrollin e këtij procesi në vitet në vijim.

Elearning– Platformë opensource e cila bën të mundur ngarkimin e kurseve të ndryshme nga Drejtori të ndryshme me qëllim trajnimin e stafit.

Sistemi elektonik i iventarizimit, regjistrimit dhe përdorimit të aseteve të Bashkisë Tiranë, një ndër projekt e realizuar nga Bashkia Tiranë për të ofruar përpunimin e të dhënave dhe menaxhimin e dokumentacionit në mënyrë të lehtë dhe të qëndrueshme pa patur nevojë për specialistë me njohuri të thelluara në programe elektronike si dhe krijimin dhe standardizimin e procedurave e përgjegjësive të personelit të Bashkisë Tiranë për të mundësuar verifikimin e vazhdueshëm dhe përditësimin e informacionit për çdo aset dhe transaksion.

Sistemi “Linearizimi i menaxhimit të aseteve në Institucionet e Varësisë të Bashkisë Tiranë” është zhvilluar me qëllim përfshirjen e aseteve të institucioneve të varësisë, me të gjitha informacionet e nevojshme për menaxhimin e aseteve, për të gjitha Institucionet e Varësisë së Bashkisë Tiranë, në databazën e unifikuar të sistemit të menaxhimit të aseteve të Bashkisë, për rritjen e potencialit dhe efikasitetit të përdorimit të aseteve të këtyre institucioneve të varësisë.

Sistemi i menaxhimit financiar dhe kontrollit është krijuar me qëllim sigurimin e një infrastrukture software dhe hardware që ndihmon në forcimin e menaxhimit financiar të brendshëm dhe kontrollit në Bashkinë Tiranë dhe Institucionet e varësisë, minimizon gabimet njerëzore dhe shkurton kohën e nevojshme për veprimet i dhe të bëjë të mundur saktësin e informacionit, si dhe akses në çdo kohë i të dhënave financiare për vendimmarrje të bazuar mbi to