Risitë me bazë komunitare janë aplikacione dhe platforma të krijuara për të ndihmuar qytetarët dhe komunitetin në jetën e tyre të përditshme në drejtim të digjitalizimit të shërbimeve publike lokale.

City Tax – Një sistem për administrimin e hoteleve dhe taksat e akomodimit për Bashkinë e Tiranës.

e-Kioska– Pajisje të vendosura në 10 destinacione në Njësitë Administrative që ofrojnë mundësinë e tërheqjes së shumë certifikatave dhe aplikacioneve që qytetarët i bëjnë zakonisht në sportel.

Website dhe intranet (Tirana.al)

One Stop Shop– “One-Stop-Shop” (OSS) përfaqëson çdo zyrë ku qytetarët dhe/ose bizneset mund të aplikojnë për të përfituar një shërbim të caktuar.

Open Data – Një platformë e të dhënave statistikore të bashkisë në formatin e të dhënave të hapura (open data) dhe lehtësisht të analizueshme. Kjo faqe rrit transparencën dhe u siguron qytetarëve të dhëna të ndryshme për vendet e punës, investimet dhe çdo shërbim të kryer në qytet.

Bibliotech – 4 biblioteka publike në 4 njësi administrative të pajisura me njësi teknologjike me qëllim uljen e analfabetizmit digjital.

FriendlyWifi – një standard i certifikuar sigurie i iniciuar nga qeveria për WiFi publik, ky shërbim ofron përmbajtje të filtruar jo-abuzive për qytetarët e Tiranës kur aksesojnë internetin në hapësira publike.

Aplikacioni Tirana Ime– një aplikacion që integron shërbimet kryesore të qytetit të Tiranës në smartphone-in tuaj. Kjo përfshin informacion mbi trafikun dhe transportin në qytet, turizmin, aftësinë për të raportuar situata problematike, aftësinë për të paguar për parkim përmes telefonit celular dhe shumë informacione të tjera të vlefshme.

Qyteti Studenti– Falë sistemit qytetistudenti.tirana.al zhvilluar nga DTIK në bashkëpunim me Rezidencën Studentore Universitare Nr.1, studentët do të mund të rezervojnë online dhomën në të cilën do të akomodohen

Sistemi i ndihmave Covid19– Për t’ju ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve në nevojë, në lidhje me situatën në të cilën po kalon vendi ynë për shkak të COVID-19, Bashkia e Tiranës ju vjen në ndihmë përmes një forme, ku gjithësecili mund të aplikojë për të marrë paketën e tij ushqimore.

Website për Institucione Varësie– Website të krijuara për Institucionet e Varësisë së Bashkisë së Tiranës, të cilët mundësojnë informim, transparencë dhe komunikim në kohë reale.

Zyra e Këshillimit të Karrierës– Zyra e Këshillimit të Karrierës është sistem i cili është i aksesueshëm dhe në shërbim të stafit të Bashkisë Tiranë.  Në të serviren të gjitha informacionet dhe shërbimet të cilat ofrohen për qytetarët në faqen web, zhvilluar nga Bashkia Tiranë në bashkëpunim me Risi Albania dhe përditësohet/menaxhohet nga stafi i Bashkisë Tiranë dhe nga persona të tjerë të autorizuar për të kryer këtë proces.
karriera.tirana.al janë paraqitur të gjitha shërbimet e Qendres së Karrierës. Faqja ofron mundësi interaktiviteti për përdoruesit e regjistruar të cilët mund të rezervojnë takimin e tyre dhe mund të plotësojnë testet tek të cilat kanë të drejta.

Karta e Studentit– Në kuadër të projektit “Karta e Studentit”, është zhvilluar portali https://kartaestudentit.al/ . Përmes këtij portali studentët informohen mbi shërbimet që përfitojnë përmes kartës, përditësohen për promocionet apo aktivitete të ndryshme, të cilat organizohen në qytetin tonë.