×

Samsung prezanton inovacionet më të fundit

Samsung Electronics ndau vizionin e tij për të ardhmen në Consumer Electronics Show 2021 (CES). Kompania prezantoi produkte të reja në konferencën e saj virtuale për shtyp, duke treguar sesi po vazhdon të rinovojë duke krijuar zgjidhje që janë fleksibile, të lidhura në mënyrë inteligjente dhe që përdorin AI për të kuptuar kontekstin dhe për ta bërë jetën e përditshme pa probleme.

“Bota jonë duket ndryshe dhe shumë prej jush janë përballur me një realitet të ri – një, ku ndër të tjera, shtëpia juaj ka marrë një rëndësi më të madhe,” tha Sebastian Seung, Presidenti dhe Drejtori i Samsung Research, qendra e përparuar e Kërkimit dhe Zhvillimit të ndërmarrjes që drejton zhvillimin e teknologjive të ardhshme për Samsung Electronics ‘SET (produktet përfundimtare), duke adresuar përpjekjet e kompanisë për të rritur përvojën e teknologjisë në shtëpi. “Risitë tona janë krijuar për të siguruar përvoja më personale dhe më intuitive që shprehin personalitetin tuaj. Ne i jemi futur punës për t’ju sjellë inovacionin e gjeneratës së ardhshme, me AI si mundësimin kryesor, për një të nesërme më të mirë. ”

Krijimi i Përvojave Përdoruese më Intime dhe të Personalizuara

Teksa njerëzit kaluan më shumë kohë në shtëpi vitin e kaluar, teknologjia që ata donin u bë teknologjia e nevojshme. Duke u mbështetur në atë teknologji, njerëzit kuptuan shumë mënyra se si zgjidhjet e lidhura mund ta bënin jetën më të lehtë. Televizorët ishin jetësore për argëtim – dhe nganjëherë, për palestër. Chromebook-et u bënë mjete thelbësore për të mësuar në shtëpi. Frigoriferët inteligjentë ndihmuan në blerjen në distancë dhe përgatitjen e vaktit. Telefonat inteligjentë ishin të domosdoshëm.

Investimet e vazhdueshme të Samsung në inovacione që përshtaten me mënyrat e jetesës në zhvillim i japin mundësi kompanisë të ecë në hap me ndryshimet e shpejta. Inovacionet kryesore të zbuluara përfshijnë:

Samsung Bespoke 4-Door Flex: Versioni i fundit i frigoriferit Bespoke përmban panele të ndryshueshme që vijnë me një zgjedhje ngjyrash dhe materialesh që e bënë origjinalin një sukses, duke i lejuar konsumatorët të përshtasin frigoriferin e tyre për formën dhe funksionin që dëshirojnë. Modeli i ri 4-Door, i disponueshëm në Amerikën e Veriut këtë pranverë, gjithashtu përfshin një Beverage Center™ fringo të ri, i cili jep akses të shpejtë në një dispenser uji dhe mbushës automatik. Samsung Bespoke 4-Door Flex gjithashtu vjen i pajisur me një Makinë Dual Auto Ice Maker që bën jo vetëm akull të rregullt në kubikë, por edhe përmasa më të vogla për t’iu përshtatur preferencave të ndryshme për pijet e ftohta.

MICRO LED 110 inç: Ky ekran i ri përmban LED inorganik të vetë-ndezur me një dizajn minimalist dhe pothuajse pa kornizë të Ekranit Infinity që i bashkohet pa ndërprerje hapësirës së jetesës. Rezultati është një përvojë shikimi gjithëpërfshirëse spektakolare me një cilësi mahnitëse të fotos. MICRO LED 110 inç gjithashtu shton “4Vue” (Quad View), një mundësi shikimi me katër drejtime – kështu që të mund të shikoni më shumë ndeshje në të njëjtën kohë, ose të transmetoni një tutorial ndërsa luani një lojë video. Gjithashtu, për konsumatorët amerikanë, më shumë se 160 kanale falas janë në dispozicion përmes Samsung TV Plus. MICRO LED do të shfaqet globalisht duke filluar nga kjo pranverë.

Televizorët Lifestyle: Formacioni më i mirë i televizorëve Lifestyle të Samsung përfshin The Serif, The Frame, The Sero dhe The Terrace — një televizor për ambjentet e jashtme 4K QLED i lançuar së fundmi – si dhe Samsung The Premiere, një projektor lazer 4K me cilësi kinematografike.

SmartThings Cooking: Një shërbim i ri nga Samsung SmartThings është krijuar për ta bërë udhëtimin tuaj kulinar më të lehtë. Një Planifikues Automatik i Ushqimit i mundësuar nga Whisk’s Food AI rekomandon vaktet për tërë javën, bën listat e blerjeve me përbërësit që ju nevojiten dhe lidhet me shitësit e ushqimeve për blerjet me një ndalesë direkt nga frigoriferi Family Hub ose ekrani i celularit. Udhëzimet e recetave mund të dërgohen drejtpërdrejt në pajisjet e sinkronizuara të gatimit Samsung për të minimizuar problemet dhe gabimet.

Samsung Health Smart Trainer në televizorët Samsung 2021: Samsung Health transformon pa probleme shtëpinë në një palestër personale dhe tipari i ri Smart Trainer gjurmon dhe analizon qëndrimin në kohë reale, ashtu si një trajner personal. Gjatë dhe pas stërvitjes, Smart Trainer ofron reagime mbi formën, ju ndihmon të numëroni setet tuaja dhe vlerëson kaloritë e djegura. Me video dhe trajnim ndërveprues përmes kontrollit zanor të mundësuar nga Bixby, Samsung Health Smart Trainer ngre dhe personalizon përvojën e stërvitjes në shtëpi.

Përdorimi i AI dhe Robotëve në jetën e përditshme, duke përfshirë ruajtjen e shtëpisë

Samsung ka kohë që është në krye të inovacionit të AI dhe robotikës, duke shfrytëzuar shtatë qendrat e tij globale të kërkimit të AI për të përparuar teknologjinë. Duke sjellë AI në produktet e tij, Samsung po krijon përvoja të reja në shtëpi – nga makinat larëse që optimizojnë përdorimin e ujit, detergjenteve dhe ciklet e larjes, te televizorët me një Procesor Quantum AI që mund të pasqyrojë përmbajtjen HD në një rezolucion të pacënuar 8K.

Teknologjitë kryesore të paraqitura gjatë konferencës për shtyp të Samsung përfshijnë sa vijon:

JetBot 90 AI+: Kjo fshesë me korrent përdor teknologjinë e njohjes së objektit për të identifikuar dhe klasifikuar objektet për të vendosur rrugën më të mirë të pastrimit. Sensorët LiDAR dhe 3D lejojnë që JetBot 90 AI+ të shmangë kabllot dhe objektet e vogla, teksa pastron edhe qoshet e vështira për t’u arritur në shtëpinë tuaj. Pajisur gjithashtu me një aparat fotografik, JetBot 90 AI+ është i integruar me aplikacionin SmartThings për t’ju ndihmuar në monitorimin e shtëpisë.

Samsung Bot™ Care: Zhvillimi i fundit në formacionin në rritje të robotikës së Samsung, Samsung Bot™ Care është dizajnuar të përdorë AI për të njohur dhe për t’ju përgjigjur sjelljes tuaj. Ai do të jetë në gjendje të veprojë si një asistent robot dhe si shoqërues, duke ndihmuar të kujdeseni për detajet në jetën tuaj. Ai gjithashtu do të mësojë orarin dhe rutinat tuaja dhe do t’ju dërgojë kujtesa për t’ju dihmuar të navigoni ditën tuaj të zënë.

Samsung Bot™ Handy: Gjithashtu në zhvillim, Samsung Bot Handy do të mbështetet në AI të përparuar për të njohur dhe marrë objekte me madhësi, formë dhe pesha të ndryshme, duke ju ndihmuar në punët e shtëpisë. Samsung Bot™ Handy do të jetë në gjendje të dallojë midis përbërjes materiale të objekteve të ndryshme, duke përdorur sasinë e duhur të forcës për të kapur dhe lëvizur mes sendeve shtëpiake dhe objekteve, duke punuar si partneri juaj i besuar për të ndihmuar në punët e shtëpisë.

Duke parë të ardhmen, Samsung po zhvillon edhe aplikime të tjera të prekshme të teknologjive AI për jetën e përditshme. Samsung po vazhdon të ndërtojë Samsung Bot™ Retail, i cili do të udhëzojë përdoruesit jashtë shtëpisë në ambiente komerciale dhe GEMS, ekzoskeletoni i Samsung i përqendruar te shëndeti si ndihmës i lëvizjes. Këto risi lejojnë që robotët dhe pajisjet robotike të bashkëjetojnë me njerëzit, duke përmirësuar jetën e tyre dhe duke furnizuar një shumëllojshmëri stilesh jetese dhe mjedisesh të ndryshme.

Teknologji për një të Ardhme më të Mirë

Samsung mbylli konferencën e tij për shtyp CES 2021 duke ndarë më shumë mbi vizionin e markës se si teknologjia mund të mundësojë përparim dhe të krijojë një të nesërme më të mirë për të gjithë. Samsung beson se nuk ka një zgjidhje të vetme gjithëpërfshirëse; një e ardhme e qëndrueshme kërkon investime në një spektër të gjerë. Kjo është arsyeja pse Samsung është përqendruar në tre fusha kryesore që përfitojnë më shumë nga inovacioni teknologjik: qëndrueshmëria, arsimi dhe aksesi.

Samsung gjithashtu theksoi në event se si po i bën produktet e tij edhe më përfshirëse dhe të arritshme për të gjithë. Aplikacioni SeeColors është krijuar për të ndihmuar ata që kanë mungesë të shikimit me ngjyra (CVD) për të rregulluar cilësimet në televizorin e tyre QLED 2021 për një përvojë më të mirë shikimi dhe tipari Sign Language Zoom siguron që të gjithë, pavarësisht nga aftësia, të mund të shijojnë lehtësisht teknologjinë inovatore.