×

Rreth Nesh

Mirë se vini në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Teknologjisë së Informacionit, Inovacionit dhe të Dhënave (DPTIIDH), Bashkia Tiranë.

Këtu do të njiheni me të gjitha projektet më të fundit të drejtorisë sonë të përgjithshme, programet, iniciativat dhe aktivitetet, të cilat u vijnë në ndihmë qytetarëve të Tiranës.

Si udhëheqës të teknologjisë së qytetit, ne jemi përgjegjës për ruajtjen e infrastrukturës dhe sistemeve kryesore të IT -së që prekin çdo aspekt të jetës së qytetarëve.

DPTIIDH përbëhet nga:

Drejtoria e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (DTIK)
Përgjegjëse për mirë-administrimin e çdo çështje që lidhet me zhvillimin dhe promovimin e strategjisë së sistemeve dhe infrastrukturës së teknologjisë së informacionit dhe komunikimit duke përdorur teknologji inovative dhe efikase, zhvillimin dhe implementimin e proçedurave mbi jetëgjatësinë e tyre, monitorimin dhe raportimin e funksionimit dhe vazhdimësisë së sistemeve dhe infrastrukturës informatike në funksion të rritjes së efikasitetit dhe cilësisë së tyre në të gjithë institucionin. Gjithashtu, Drejtoria e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, është përgjegjëse për zbatimin e strategjive, politikave dhe planeve të fushës përkatëse në të gjithë territorin e Bashkisë Tiranë, si dhe për sektorët në varësi, programet, veprimtaritë dhe proceset që menaxhohen prej saj, në përputhje me parimet e ligjshmërisë dhe të transparencës.

DTIK ka zhvilluar një sërë projektesh të rëndësishme të cilat kanë ndikuar në modernizimin e infrastrukturës teknologjike të Bashkisë Tiranë, ku këtu mund të listojmë: Cloud, Sistemin e Menaxhimit Financiar, Sistemin e Vlerësimit të Performancës, Portalin e Intranetit, përmirësimin e infrastrukturës harduare etj. Një sërë projektesh të tjera në shërbim të qytetarëve apo palëve të tjera të interesuara janë tashmë në funksionim, si: pajisjet e-Kiosk, sistemi CityTax, shërbimi free WIFI në pikat kryesore të qytetit, website i ri i Bashkisë Tiranë, website për institucionet në varësi të Bashkisë Tiranë, platforma OpenData, faqja web covid.tirana.al e krijuar me qëllim përditësimin dhe informimin e qytetarëve ndaj përhapjes së Covid- 19, etj.

Drejtoria e Inovacionit (DI)
Drejtoria e inovacionit është përgjegjëse për mirëadresimin e çdo çështje që lidhet me zhvillimin dhe promovimin e strategjisë së inovacionit, promovimin e zhvillimit të Start-up duke ndikuar në ndërtimin e ekosistemit të sipërmarrjes në vend si dhe nxitjen e digjitalizimit të shërbimeve.

Vizioni i DI, në bashkëpunim me aktorët ekzistues dhe të rinj, është të krijojë një trinom lehtësues dhe ndërmjetësues të bashkëpunimit dhe këmbimit mes të rinjve, Bashkisë Tiranë dhe kompanive të sektorit privat.

Drejtoria është e përkushtuar të shërbejë si një palë referimi për promovimin dhe garantimin e potencialit të ekosistemit të inovacionit dhe sipërmarrjes në Tiranë. Për këtë, objektivat kryesor të aktiviteteve të Drejtorisë janë:
1. Iniciojë dhe bashkëpunojë në krijimin e një terreni mbështetës për zhvillimin e sipërmarrjeve/kompanive të orientuara drejt inovacionit,
2. Të shërbejë si një agjent ndryshimi për zhvillimin e zgjidhjeve inovative të cilat do t’i shërbejnë qytetarëve të Tiranës,
3. Koordinimi i aktorëve vendorë dhe ndërkombëtarë, si dhe iniciativave vendorë, në një zhvillim gjithëpërfshirës inovator të ekosistemit.

Në vijim të kësaj, i gjithë ekipi është i përkushtuar për t’i shërbyer aktorëve të ekosistemit me përkushtim dhe standarte të larta integriteti.

Drejtoria e të Dhënave
Drejtoria e të Dhënave është përgjegjëse për grumbullimin e të dhënave dhe përpunimin e treguesve statistikorë dhe gjeohapësinorë të punës të Institucionit, si dhe për mirëmbajtjen dhe përditësimin e Platformave Open Data e GIS.

Nëpërmjet përdorimit eficient dhe efikas të burimeve financiare dhe njerëzore në dispozicion, bën identifikimin e të dhënave bazë si dhe përcakton qëllimet dhe objektivat që duhet të trajtojë në përpilimin e raporteve statistikore e gjeohapësinore.

Sektori i Statistikave është përgjegjës për prodhimin e treguesve statistikorë të punës të drejtorive të bashkisë dhe institucioneve në varësi të saj, si edhe matjen e treguesve të realizimit të performancës. Ky sektor, nëpërmjet përdorimit eficient dhe efikas të burimeve financiare dhe njerëzore në dispozicion, bën identifikimin e të dhënave bazë si dhe përcaktimin e qëllimit dhe objektivave që duhet të trajtojë në përpilimin e raporteve statistikore. Sektori është përgjegjës për mirëmbajtjen dhe përditësimin e Platformës Open-data, me qëllim arritjen e objektivave në funksion të misionit të Drejtorisë ku ky sektor bën pjesë.

Sektori i GIS është përgjegjës për prodhimin, ruajtjen dhe menaxhin e të dhënave gjeohapësinore, administrimin e çështjeve që lidhen me bashkërendimin e veprimtarisë hartografike, mbikqyrjen dhe kontrollin e inventarit elektronik dhe shkresor duke u ruajtur, mirëmbajtur dhe adminstruar në mënyrë të pavarur nga autoritetet e planifikimit. Gjithashtu ky sektor mirëmban dhe realizon përditësimin e Platformës GIS dhe sistemit të katalogimit Metadata me qëllim arritjen e objektivave dhe përmbushjen e rezultateve të kërkuara nga kjo njësi organizative nëpërmjet përdorimit efiçent dhe efikas të burimeve financiare dhe njerëzore në dispozicion të tij dhe përmbushjen e objektivave dhe misionit të Drejtorisë ku ky sektor bën pjesë.

Dëshiron të informohesh i pari për nismat më të fundit të DPTIIDH?