×

Rikthehet “Citizens Voice For Digital Rights” mbështetur nga Bashkia e Amsterdamit

Ky program mbledh mbi 50 bashki të botës bashkë për një qëllim të vetëm: Promovimin e të Drejtave Digjitale!

Në vazhdimësi të webinar-it të zhvilluar në datën 4 Dhjetor 2020 me temë “Aftësimi për të Drejtat Digjitale”.
Bashkia Tiranë në bashkëpunim me ekspertë të organizatës belge Democratic Society do të zhvillojë Workshop-in e rradhës më temë “Koalicioni i Qyteteve për të Drejtat Digjitale”.

Në datën 19 Mars, ne do të mbledhim së bashku njerëz nga Milano, Bordo, Amsterdami dhe Tirana për të diskutuar se si njerëzit në të gjithë Europën mund të punojnë së bashku për të drejtat digjitale. Ne si Bashki Tiranë, duam që pjesë e këtij workshopi të jesh edhe ti!🤝

Ky workshop do të përqendrohet në aspektet europiane të të drejtave digjitale. Prioritetet, mundësitë dhe sfidat që prekin të gjithë njerëzit në Europë dhe se si ne mund t’i trajtojmë ato së bashku.Ju nuk do të keni nevojë të përgatisni asgjë paraprakisht.

Si të bëhesh pjesë?👉🏻 Dërgo një email në inovacioni@tirana.al

Aplikimet janë të hapura deri më 15 Mars 2021.

Ky workshop do të zhvillohet përmes platformës Zoom.