×

Rëndësia e zhvillimit të kreativitetit në vendin e punës

Bizneset mbështeten më shumë në krijimtarinë dhe inovacionin, kur kërkojnë zgjidhje për problemet e tyre.

Është e drejtë të thuash se pandemia Covid-19 ka krijuar një grup sfidash unike dhe të ndryshme për të kapërcyer kompanitë, duke i dhënë natyrë të re vlerës së krijimtarisë në vendin e punës.

Fjala ‘krijues’ tani merr një rol tjetër ndryshe nga dikur. Tradicionalisht, krijimtaria me parë përkthehej në imazhe të shkrimtarëve, poetëve, artistëve – por sot, ne po rishkruajmë rregullat se si krijimtaria merr jetë në punë, se si me anë të teknologjive të reja mundëson një grup më të gjerë të punonjësve të jenë krijues të mirëfilltë.

Një pjesë e kësaj është edhe për faktin se ne kemi një kategori të re punonjësish. “Millennials” dhe “Generation Z” pritet të përbëjnë 59 % të fuqisë punëtore globale këtë vit. Me punëdhënësit që kërkojnë aftësi krijuese tani më shumë se kurrë, bizneset nuk duhet të injorojnë zbulimin dhe ushqimin e talentit krijues brenda mureve të tyre, për të mirën e ardhshme të biznesit.

Krijuesit e rinj

Pandemia COVID-19 ka ndryshuar mënyrën se si shumë njerëz mendojnë për rritjen e aftësive të tyre. Puna nga shtëpia u ka dhënë njerëzve më shumë kohë për të ndjekur aftësi të reja e jo rrallë edhe talente që lidhen me krijimtarinë. Kishte dhe të tjerë të cilët gjatë karantinës jo vetëm mbeten pa punë por edhe nuk zbuluan asnjë talent të ri. Megjithatë kjo nuk i ndaloi ata të ndiqnin kurse për rritjen e tyre personale.

Faqja e mësimit online, Coursera, ka parë një rritje prej 520 % të numrit të regjistrimeve krahasuar me vitin e kaluar. Ndërkohë, rrjeti i pavarur krijues Movidiam ka parë një rritje prej 37 % të përdorimit të faqes dhe një rritje prej 26 % të përdoruesve të rinj, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare.

Kreativiteti lind kreativitetin

Nëse një sipërmarrës inkurajon kreativitetin, punëtorët e tij gjithashtu frymëzohen duke e parë atë në veprim. Të qenit mjaft kurioz, të kesh lirinë për të shprehur veten në mënyra të reja dhe të kesh akses në materialet dhe teknologji, bën që krijimtaria të lulëzojë.

Ambienti ku po punojmë e jetojmë nuk është vetëm një mundësi për ata që kërkojnë të rrisin krijimtarinë e tyre, është gjithashtu një mundësi që krijuesit të arrijnë tek të tjerët dhe t’i frymëzojnë ata. Është detyrë e krijuesve dhe sipërmarrësve të ndihmojnë krijues të rinj ose të mundshëm të zhvillojnë aftësitë e tyre.

Kjo është arsyeja pse shumë sipërmarrës kanë bashkëpunuar me Movidiam për të filluar një iniciativë për të mbështetur gjeneratën e ardhshme të artistëve digjitalë – duke u siguruar atyre qasje në shumë mundësi. Këto profesionistë me qendër në Mbretërinë e Bashkuar kanë krijuar një seri kursesh në internet për të ofruar aftësi praktike dhe këshilla se si të aksesohet në industri, duke u përqëndruar veçanërisht në produksionin e filmave, dizajnin grafik, fotografinë, animacionin, regjinë dhe lëvizjen grafike. Përveç kësaj, sipërmarrësit po u kërkojnë studentëve që të bëhen kreativë vetë duke dorëzuar punën e tyre më të mirë, për mundësinë për të fituar teknologjinë e tyre më të fundit.

Nevojat e teknologjisë së ardhshme

Pandemia COVID-19 ka shkaktuar shumë ndryshime në mënyrën se si njerëzit punojnë. Nga ana tjetër, një nga fushat që kompanitë tani po hetojnë janë nevojat e ardhshme teknologjike të biznesit. Me kreativitetin tani më të rëndësishëm se kurrë, firmat duhet të sigurojnë që teknologjia që ata po investojnë nuk kufizon aftësitë e punonjësve të tyre fizikë, duke mbajtur një balancë mes tyre. Shumë PC dhe laptopë tani sigurojnë këtë ekuilibër, duke u pajisur me softuerë të cilët ndihmojë në krijimtarinë njerëzore.

Kreativiteti duhet të jetojë kudo – brenda dhe jashtë vendit të punës. Duke nxitur një qasje krijuese në gjithçka që ata bëjnë, kompanitë mund të krijojnë punonjës më të aftë, dhe vetë punonjësit mund të gjejnë më shumë kënaqësi dhe përmbushje në atë që bëjnë.

Udhëheqësit që bëjnë një përpjekje për t’i dhënë përparësi kreativitetit, do të jenë të pozicionuar mirë për të rekrutuar talentin më të mirë krijues në treg dhe për të maksimizuar potencialin e fuqisë së tyre ekzistuese të punës.

© Tech Native / George Brasher
Përshtatur në shqip nga DPTIIDH, Bashkia Tiranë