×

Redi Vyshka

Ju prezantojmë me Redi Vyshkën, të riun shqiptar që ka ngritur një prej Start-up më të suksesshëm në Itali.
Switcho www.switcho.it është një Start-up digjital që synon të optimizojë shpenzimet fikse të familjeve italiane, të tilla si energjia elektrike, gazi, interneti, kontratat e sigurimeve dhe produkteve të tjera financiare.
Kompania është inovative sepse lejon përcaktimin e këtyre kontratave në një mënyrë krejtësisht digjitale, duke u distancuar kështu qartë nga bota tradicionale.