Prilli ka qënë një muaj me fat për lëvizjen open source. Direkt pas lajmit se qeveria Gjermane do kalonte në një zgjidhje shërbimi cloud open source dhe do krijonte infrastrukurën e saj të vet-hostuar, lajmi i madh i rradhës ishte se qeveria Izraelite do të lironte kodin e softuerit të saj si softuare me kodburimi të hapur, që do të thotë se kodi do të ishte i aksesueshëm nga publiku dhe mund të ripërdorej.
Portali web i qeverisë, gov.il, është softueri i parë që do të preket nga ky vendim, por shërbime të tjera qeveritare janë gjitashtu të inkurajuara të lirojnë kodin e softuerëve të tyre si kod i lirë dhe i hapur për publikun. Ideja pas kësaj qëndron në faktin se kodi i cdo softueri që përdoret nga qeveritë tona, është zhvilluar me paratë e taksapaguesëve dhe si rrjedhoj ai duhet të jetë i aksesueshëm nga publiku.
Vënde të tjera si Franca, Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar po ndjekin hapa të ngjashëm në këtë drejtim.
Avantazhet e nxjerrjes së kodi të softuerë si kod i lirë dhe i hapur janë të shumta, sidomos për qeveritë dhe administratat publike ky përafrim sjell përfitime për të dyja palët, si për publikun edhe për vet institucionet.
Burimi i informacionit:
- https://fossbytes.com/israeli-government-open-sourcing-software-code/
- https://www.haaretz.com/israel-news/business/israeli-government-shifting-its-software-code-to-open-source-1.6009259