×

Puna nga shtëpia dhe menaxhimi i stresit

Në fillim të këtij viti askujt nuk do t’ia merrte mendja se puna nga shtëpia do kthehej në diçka normale për çdo kompani. Por ja që pandemia po ndryshon rrënjësisht një pjesë shumë të madhe të botës dhe mënyrën e saj të funksionimit.


Duhet ta nisni çdo mëngjes me një sërë aplikacionesh, të qëndroni për kohë të zgjatura para komputerit e t’u përgjigjeni postave elektronike të vazhdueshme. Mbi të gjitha nuk doni që kolegët tuaj të mendojnë se puna po vonohet prej jush.

Por përdorimi i shumë aplikacioneve gjatë orarit të punës, apo edhe me tej, po shkakton tek njerëzit atë që quhet “stresi teknologjik” – një lloj stresi specifik në lidhje me teknologjitë e ndryshme me të cilat angazhohemi, ose ndihemi të detyruar të merremi më shumë sesa do të dëshironim.

Reeva Lederman nga shkolla e inxhinierisë në Universitetin e Melburnit thotë se stresi teknologjik mund të prekë edhe profesionistë shumë të aftë madje edhe ata që janë mësuar të punojnë me teknologji për punë.

“Nuk ka të bëjë me aftësinë tuaj teknike për të përdorur teknologjinë; ka të bëjë me përgjigjen tuaj ndaj stimulit teknologjik”, shprehet ajo.

Njerëzit me një personalitet krijues shpesh e gjejnë teknologjinë si një “pengesë që nuk i lejon ata për të bërë punën e tyre”

Migrimi për të punuar nga shtëpia ka qenë një tranzicion i vështirë për ata që punojnë në industri që mbështeten te ” të qënit i pranishëm” në punë, të tillë si avokatët dhe financierët, të cilët profesoresha Lederman thotë se mund të krijojnë një lloj tjetër të stresit teknologjik.

“Për avokatët e rinj dhe njerëzit e financave që rrinin në zyrë për 14 orë në ditë, duke u parë në tavolinë u jep atyre besueshmërinë e zyrës,” thotë ajo. “Tani që i gjithë komunikimi i punës është bërë në internet, njerëz si këta zbulojnë se duhet të bëjnë shumë zhurmë në internet për t’u vërejtur, për t’u siguruar që të gjithë e dinë se ata po punojnë shumë.”

Psikiatrja dhe profesoresha e Universitetit Monash, Jayashri Kulkarni thotë se zhvendosja e papritur në punën në distancë po i bën disa të moshuar të ndjehen si dështime.

“Shumë njerëz ndihen sikur janë nje hap pas me botën moderne”, thotë ajo. “Ditën tjetër unë kisha thënë një pacient qe u shpreh se ishte koha që ai të largohej, pasi nuk  e kuptonte më këtë botë “.

Me shumicën e komunikimeve që tani marrin formë në internet, kjo do të thotë që ne gjithashtu duhet të përshtatim sjelljen tonë për t’iu përshtatur një audience ekrani.

Profesoresha Kulkarni thotë se, për shumë njerëz, të mësuarit e këtyre rregullave të reja të mirësjelljes dhe ndërveprimeve në internet nuk vjen lehtë dhe mund të kontribuojë ne shtimin e stresit.

“Ekziston gjithashtu ndjenja e jorealitetit kur bashkëveprojmë përmes një ekrani; ne jemi mësuar që njerëzit të bashkëveprojnë në mënyra verbale apo të prekshme”

Një sfidë tjetër e punës nga shtëpia është sjella gjatë takimeve në internet. Çfarë quhet sjellje e mirë në internet dhe çfarë jo?..
Për disa, fikja e kamerës gjatë një takimi në Zoom është e barabartë me kthimin e karriges në një takim fizik; për të tjerët, është e nevojshme të kuptohet që secili ka privatësinë dhe komoditetin e tij gjatë punës në shtëpi.

Megjithatë, është gjithashtu e vërtetë që disa njerëz e kanë gjetur mjedisin në internet veçanërisht të përshtatshëm dhe se në disa mënyra, pushtimi i teknologjisë në jetën tonë private ka rrëzuar barrierat midis jetës personale dhe asaj të punës.

“Për shumë menaxherë, kjo është hera e parë që ata kanë parë nga afër jetën private të njerëzve me të cilët punojnë, hera e parë që ata panë punonjësit e tyre të angazhohen me fëmijët dhe partnerët e tyre,” thotë profesor Leberman.
“Kjo po çon në një rritje të të kuptuarit se njerëzit kanë jetë jashtë punës që nuk zhduken mjeshtërisht”.

Burimi: The Sunday Morning Herald