×

Platforma MYKSAL

Për herë të parë Shqipëria dhe Kosova bashkohen në një platformë të vetme #MYKSAL: sipërmarrja me e re në fushën e teknologjisë dhe shërbimit.

“MYKSAL” është një platformë që bën bashkë bizneset në fushën e turizmit dhe shumë shërbimeve në fusha të ndryshme të biznesit në Shqipëri- Kosovë me synimin për t’i promovuar në Ballkanin Perëndimor dhe duke u shtrirë më pas në Europë për të qenë lehtësisht të aksesueshme. E mundësuar në sajë të bashkëpunimit me Organizatën Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar ‘GIZ’ dhe programit “EU for INNOVATION”, slogani i saj është “Promovo vendin tënd” dhe “Promovo kursimet e tua”.

 

Çfarë është platforma MYKSAL?

‘MYKSAL’ është një software i ndërtuar enkas në fushën e hoteleri turizmit dhe shërbimeve. Ideuar si platforma e parë shqiptare që përmbledh në një aplikacion të gjithë bizneset e hoteleri-turizmit në Shqipëri dhe Kosovë me synim kryesor lançimin dhe promovimin e këtij rrjeti në Ballkanin Perëndimor dhe duke u shtrirë më tej dhe në Europë. Gjithashtu kjo platformë është ideuar që përveç pjesës së hoteleri turizmit, të ketë të përfshira dhe shërbime të tjera në funksion të këtij rrjeti, duke i dhënë kështu akses çdo turisti dhe çdo vendasi që viziton Shqipërinë dhe Kosovën në gamën e shërbimeve që paraqet vendi ynë.

Shërbimet që ofron platforma:

  • Akses në rezervime të hoteleve dhe resorteve;
  • Pushime malore dhe bujtina;
  • Shitblerje dhe apartamente me qera;
  • Makina me qera;
  • Siguracion i jetës;
  • Katering;
  • Restorante;
  • Supermarkete;
  • Hidrokarbure.