🟢 Bashkia e Tiranës ka miratuar Planin e Veprimit Qyteti i Gjelbër (GCAP) në vitin 2018 në kuadër të Programit të Qyteteve të Gjelbërta të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Në vijim të hartimit të GCAP, Bashkia e Tiranës ka zbatuar disa masa dhe projekte kryesore të Qytetit të Gjelbër.
🟢Si pjesë e këtij procesi, stafi i bashkisë, pjesë e të cilit ishin edhe përfaqësues të Teknologjia Informacionit, Inovacionit & të Dhënave – Bashkia Tiranë, morën pjesë në një seminar të organizuar në Tiranë nga BERZH dhe zbatuar nga “AECOM”, “E Co” dhe “Enova” më 25 nëntor 2021. Pjesëmarrësit ndanë informacione të rëndësishme dhe komentet e tyre mbi fishat e projekteve për investimet e gjelbërta me prioritet të lartë të Bashkisë Tiranë.
🟢Gjithashtu në këtë seminar u diskutuan rekomandimet kryesore për të forcuar më tej politikat, planifikimin dhe proceset institucionale, të cilat do të lehtësojnë dhe rrisin financimet mjedisore dhe zhvillimin e qytetit të gjelbër.
🟢Ky trajnim përfundoi ciklin e aktiviteteve për rritjen e kapaciteteve të stafit të Bashkisë Tiranë të zhvilluara gjatë gjithë vitit në kuadër të projektit “Udhërrëfyesi i Financimeve Mjedisore”.