Për herë të parë këtë vit, Shqipëria u bë pjesë e “Javës Evropiane së Shpikësve”, me eventin “Shpikjet e qëndrueshme për një botë më të mire”.  Projekti është i mbështetur nga Qeveria Gjermane nëpërmjet GIZ Albania.

Ky aktivitet jo vetëm që mblodhi sëbashku përfaqësues nga qeveria, akademia dhe sektori privat, por edhe e vuri Shqipërinë në hartën e veprimtarive të të gjitha këtyre nismave evropiane!

Aktiviteti u zhvillua në qendrën Tumo.  Së bashku me znj. Irina Kausch, Menaxhere e programit ProSEED, znj. Edona Bilali, Ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, z. Besart Kadia, Zëvendësministër i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe Drejtore e Inovacionit në Bashkinë Tiranë znj. Faola Hodaj u diskutua rëndësia e shpikjeve inovative, duke vënë në qendër të vëmendjes disa nga rastet më të mira të shpikjeve në Shqipëri.

Si përfaqësuese e Bashkia Tiranë (tirana.al) znj. Hodaj prezantoi Digital Tirana si një pikë themelore e ekosistemit Tech për të mbështetur startup-et, sipërmarrës dhe iniciativat rinore.

ProSEED

ProSEED është një program i krijuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ) dhe zbatohet nga GIZ. Programi synon të modernizojë kualifikimet dhe kurrikulat e AFP-së përmes kompetencave “digjitale” dhe “të gjelbra”. 

ProSEED punon me anë të ofertës dhe kërkesës së tregut të punës për të rritur mundësitë e punësimit për të rinjtë shqiptarë. Gjithashtu synon të përmirësojë mjedisin e biznesit dhe shërbimet mbështetëse duke promovuar transformimin digjital dhe elementët e gjelbër të biznesit. Mbështet të rinjtë të zhvillojnë aftësitë e tyre, sipërmarrësit e rinj për të zhvilluar idetë e tyre të biznesit.