Parkimet nëntokësore ju ofrojnë jo vetëm çmime të lira, por njëkohësisht standarde, siguri dhe shërbim 24 orë.

Kryeqyteti i Tiranës tashmë ka katër Parkime nëntoksore me vendndodhje në:

  • Parkimi Nëntokësor sheshi “Skënderbej”,
  • Parkimi Nëntokësor “Bulevardi i ri”,
  • Parkimi Nëntokësor sheshi “7 Xhuxhat”,
  • Parkimi Nëntokësor sheshi “Italia”.

Parkimi nëntokësor ndihmon në lehtësimin e një prej problematikave më të mëdha të qytetit të Tiranës. Sipas portalit Open Data sot qyteti i Tiranë ka kapacitet për 972 vendparkime ku 22 prej tyre janë të dedikuara për personat me aftësi të kufizuar.

Vendparkimet në sheshin “Skënderbej” dhe sheshin “Italia” ofrojnë mundësinë për të karikuar makinat nëpërmjet 24 E-charger në total. Gjithashtu në parkimin tek sheshi “Skënderbej” ofrohet ashensor publik për të lehtësuar lidhjen me sheshin si dhe 12 tualete publike dhe hapësira për evente të ndryshme.

Për më shumë lexoni www.opendata.tirana.al