#TiranaOpenData

Nisma “Tirana Friendly Wi-Fi”, e cila vjen si bashkëpunim i Bashkisë së Tiranës dhe zyrës së UNICEF në Shqipëri, mundëson përdorimin e internetit falas, të filtruar nga informacioni i dëmshëm dhe i paligjshëm online, për të mbrojtur fëmijët dhe familjet e tyre.

Të dhënat e Open Data tregojnë se në periudhën Nëntor 2022:

– Friendly-wifi në pikën publike të sheshit “Skënderbej” është përdorur nga 13.548 qytetarë

-Numri mesatar i përdoruesve në ditë ka qenë 622 përdorues

-Fluksi me i lartë i përdoruesve ka qenë në datë 28 Nëntor me 1472 përdorues të loguar.

Shih më shumë të dhëna në https://opendata.tirana.al/