Bashkia Tiranë i gjendet pranë çdo ditë familjeve në nevojë. Sipas publikimit më të fundit në portalin e Open Data (https://opendata.tirana.al/), rreth 421 fëmijë në kopshtet e Tiranës që i përkasin kategorive sociale të caktuara përfitojnë nga bashkia rimbursim në masën 100% të faturës së tyre. Përfitimi i rimbursimit është bërë në bazë të kategorive sociale të mëposhtë cituara:
  • Fëmijë me kujdestar ligjor të divorcuar
  • Fëmijë të familjeve monoprindërore
  • Ndihmë Ekonomike
  • Prind me aftësi të kufizuar
  • Fëmijë/familje Rome dhe Egjiptiane
  • Fëmijë me aftësi të kufizuar
  • Fëmijë me statusin e jetimit
Grafiku paraqet shpërndarjen në përqindje të fëmijëve që përfitojnë rimbursim sipas kategorive sociale të cilës i përkasin.