×

One-Stop-Shop

Me digjitalizimin e shumë shërbimeve të administratës publike, ka ardhur koha që edhe “rruga” e një shkrese zyrtare të lehtësohet dhe shkurtohet pa humbur asnjë procedurë ligjore.
Për këtë arsye Bashkia Tiranë po jep ndihmën e saj me One-Stop-Shop”.

“One-Stop-Shop” (OSS) përfaqëson çdo zyrë ku qytetarët apo bizneset mund të aplikojnë për të përfituar një shërbim të caktuar. Modeli OSS është zgjeruar në mënyrë progresive në shumë sektorë të ndryshëm dhe mundëson portën e vetme për të gjithë ndërveprimin midis qytetarëve/bizneseve dhe Administratës Publike.

Sistemi One-Stop-Shop do të përdoret vetëm nga punonjësit e Administratës Publike.