×

Njihuni me inxhinierin shqiptar ideator i projektit të “Ishullit të Energjisë”!

Inxhinieri shqiptar ideator i projektit të “Ishullit të Energjisë”!
Njëri nga ideatorët e projektit më të madh të fushës së energjisë i cili kap vlerën 28 miliardë euro, është edhe inxhinieri shqiptar nga Kosova, Fitim Kryeziu, i cili jeton në Danimarkë.
Projekti i quajtur “Ishulli i Energjisë”, i cili do të ndërtohet në Detin e Veriut, planifikon që ky ishull të prodhojë energji elektrike të pastër të ripërtëritshme për 10 milionë hektarë, katër herë më shumë se që ka nevojë shteti i Danimarkës, në territorin e së cilës edhe po ndërtohet ky projekt. Një pjesë e kësaj energjie do të eksportohet edhe në disa vende të Evropës.