×

Një kanal në Amsterdam tanimë ka një urë të shtypur 3D

Një urë këmbësorësh e gjatë rreth 12 metra dhe e shtypur në 3D është projektuar nga Joris Laarman dhe e ndërtuar nga kompania holandeze e robotikës MX3D.

Kjo urë, sipas mediave të huaja, është hapur për qarkullim në Amsterdam gjashtë vjet pas fillimit të projektit.

Ura, e cila ishte fabrikuar nga shufra çeliku inox nga krahët robotikë me gjashtë boshte, të pajisura me pajisje saldimi, shtrihet në Oudezijds Achterburgwal në Amsterdam.

Siç bëhet e ditur, për strukturën janë përdorur 4,500 kilogramë çelik, i cili u shtyp në 3D nga robotët në një fabrikë për një periudhë prej gjashtë muajsh përpara se të ishte vendosur në pozicion mbi kanalin këtë vit.

Forma e saj e lakuar në formë S dhe parmakët janë projektuar duke përdorur softuerin e modelimit parametrik.

Ekipi pas urës pretendoi se teknika tregoi se si teknologjia e printimit 3D mund të çojë në struktura më efikase, duke përdorur më pak material.

Burimi: “newscientist”