Në hapësirat në të cilat ofrohet shërbimi “Tirana Free WiFi”, Bashkia Tiranë në bashkëpunim me UNICEF është kujdesur që lundrimi në internet të jetë i sigurt për të gjitha moshat, nën nismën “Friendly WiFi Albania”, për të cilën Bashkia Tiranë është e para bashki në rajon që ka këtë certifikatë.
Për periudhën kohore Gusht-Shtator 2021 në zonat ku ofrohet Free WiFi:
- “Sheshi “Europa”,
- “Parku Rinia”,
- “Parku 7 Xhuxhat”,
- “Parku pranë Stadiumit Dinamo”,
- “Lulishtja 3 Vëllezërit Frashëri”,
- “Parku pranë Presidencës”,
- “Sheshi Nënë Tereza pranë Universitetit Politeknik dhe Rektoratit”,
- “Sheshi Shtraus, Xhamlliku”,
- “Pedonale Murat Toptani”,
- “Parku Përballë Parlamentit”,
- “Bulevardi Zogu I”,
- “Bulevardi i Ri,”
- “Parku i Lojërave, Fusha e Aviacionit”,
kanë përdorur wifi pa pagesë 10,811 përdorues të cilët kanë lundruar në internet, nga të cilët 6,713 janë regjistruar për herë të parë në Free WiFi, përkatësisht:
Muaji Gusht – 3,281 përdorues
Muaji Shtator – 3,432 përdorues
Ndërkohë, në zonën e “Parkut të Madh të Liqenit Artificial” kanë përdorur wifi pa pagesë për këtë periudhë 29,486 përdoruës dhe në zonën e “Sheshit Skënderbej” kanë përdorur wifi pa pagesë për këtë periudhë kohore 15,256 përdorues.
Friendly WiFi ofron një shërbim wifi miqësor për fëmijët dhe të rinjtë duke filtruar materialet e papërshtatshme dhe mbrojtur kështu fëmijët nga pornografia.