×

Në Hënë mund të përdoret WhatsApp dhe të shihet Netflix

Astronautët në misionet e ardhshme në Hënë mund të flasin me familjarët dhe miqtë e tyre nëpërmjet WhatsApp, madje mund të shohin edhe Netflix.

Firma britanike “Inmarsat” do të bëjë të mundur që satelitët e internetit të jenë në gjendje të orbitojnë rreth Hënës.

Nick Shave, zv. president i programeve strategjike të Inmarsat, u shpreh për ‘The Times’: “Astronautët në Hënë do të mund të shohin Netflix dhe sigurisht që do të mund të flasin me të afërmit dhe miqtë nëpërmjet WhatsApp”. Në dekadën e ardhshme priten shumë misione në Hënë, që tashmë do të jenë më të lehta për astronautët, që nuk do t’i humbin serialet e preferuara apo kontaktet me njerëzit në tokë.

Nick Shave u shpreh gjithashtu se qëllimi i këtij projekti është që astronautët të mund të shijojnë të njëjtën lidhje digjitale që kemi në Tokë.

Nasa shpreson të dërgojë gruan e parë në Hënë në një mision të vitit 2024. Nëse projekti finalizohet me sukses, ajo do të mund të jetë në gjendje të lidhet me Tokën në një mënyrë që asnjë eksplorues i hapësirës njerëzore nuk ka bërë më parë.