×

Mjekësia Digjitale

Kur bëhet fjalë për digjitalizimin e shërbimeve, kujdesi shëndetësor ka mbetur pas.

Rreth 70% e spitaleve amerikane ende dërgojnë me faks dhe postojnë të dhëna për pacientët. Drejtori i Përgjithshëm i një spitali të madh në Madrid nuk raporton praktikisht asnjë dërgesë elektronike të të dhënave të disponueshme nëpër rajonet e Spanjës kur vala e parë e COVID-19 goditi vendin këtë pranverë.

Duke ekspozuar mangësi të tilla digjitale, pandemia në fund të fundit po nxit ndryshime. Të ballafaquar me ndërprerjet e aktiviteteve ekonomike dhe kaosin, mjekët kanë përqafuar komunikimin digjital. Pacientët ndjehen më rehat me diagnozën dhe trajtimin në distancë dhe të ndihmuar nga kompjuteri. Të gjithë aktorët e fushës së digjitalizimit, nga fillestarët e aplikacioneve shëndetësore tek spitalet, farmacitë dhe gjigandët e teknologjisë si Amazon, Apple dhe Google, po përpiqen të ofrojnë shërbime të tilla.

Instituti Global McKinsey vlerëson se të ardhurat globale të shëndetit digjital – nga telemjekësia, farmacitë virtuale, veshjet e mjekësisë etj. – do të rriten nga 350 miliardë dollarë vitin e kaluar, në 600 miliardë dollarë në 2024. Shumë pjesë të tregut të kujdesit shëndetësor në Amerikë janë drejt digjitalizimit të plotë. E njëjta gjë po ndodh në Kinë, Europë dhe vendet të tjera ku mjekët kryejnë profesionin e tyre.

Kërkesa për mjekësi digjitale po rritet. Doctolib, një firmë franceze, thotë se konsultat e saj me video në Europë janë rritur këtë vit nga 1,000 në 100,000 në ditë.

Teknologjitë e tilla si sensorët, llogaritja në platformën cloud dhe analiza e të dhënave po qasen në mjekësi pasi rreziku i infektimit me COVID-19 në spitale dhe klinika është evident. Firmat e specializuara si Livongo dhe Onduo prodhojnë pajisje për të monitoruar vazhdimisht diabetin dhe sëmundjet e tjera. Një studim nga Universiteti Stanford zbuloi se gati gjysma e mjekëve amerikanë të anketuar përdornin pajisje të tilla. Nga ai grup, 71% i konsideronin të dhënat si të dobishme nga ana mjekësore. Në qershor, Mayo Clinic, një grup prestigjioz jo-fitimprurës i spitalit, u bashkua me një Start-up të quajtur Medically Home për të ofruar “kujdes në nivelin e spitalit”, nga serumet dhe skanerat, në dhomat e gjumit të pacientëve. Edhe Apple Watch ka treguar që parashikon një problem mjekësor të njohur si fibrilacioni atrial në një provë klinike.

Në mënyrë kritike, rregullatorët në të gjithë botën po u bëjnë presion ofruesve të kujdesit shëndetësor që të hapin sistemet e tyre ndaj digjitalizimit – një parakusht për lulëzimin e shëndetit digjital.
BE po promovon një standard elektronik për të dhënat mjekësore.
Në gusht qeveria indiane zbuloi një plan për një identitet digjital shëndetësor me ndërveprimin në thelb të tij.
Kuantai Yeh i Qiming, thotë se qeveria e Kinës, gjithashtu, po përpiqet të kapërcejë rezistencën ndaj të dhënave elektronike nga spitalet me frikën e humbjes së pacientëve nga rivalët.
Yidu Cloud, një platformë me të dhëna të mëdha për spitalet, mund të jetë tashmë grupi më i madh në botë i të dhënave shëndetësore, mendon Kai-Fu Lee i Sinovation Ventures, një fond kapitali në Pekin.

Apple, me reputacionin e saj për mbrojtjen e privatësisë së përdoruesve, po mbështet gjithashtu një standard të përbashkët. Një kombinim i përpjekjeve të tilla dhe presionit rregullator paralajmëron “një epokë të re” për mjekësinë digjitale, mendon Aneesh Chopra, një ish-shef i teknologjisë në Shtëpinë e Bardhë.