×

Maratona e Tiranës 2021

Maratona e Tiranës 2021 edhe këtë vit u mbyll me sukses të jashtëzakonshëm! Sportistë nga e gjithë bota morën pjesë në eventin më të madh sportiv në vend.

Për zhvillimin me sa më sukses të Maratonës, Drejtoria e Përgjithshme e Teknologjisë së Informacionit, Inovacionit dhe të Dhënave realizoi të gjitha ndryshimet e nevojshme në faqen Tirana Marathon, për të qenë kështu sa më pranë çdo pjesëmarrësi.

Faqja në të cilën janë të pasqyruara të gjitha informacionet rreth Maratonës së Tiranës 2021 është e aksesueshme në dy gjuhë (shqip dhe anglisht) dhe në të gjenden të përditësuara itinerarët për çdo kategori pjesëmarrëse në maratonë.
Për të gjithë pjesëmarrësit si vullnetarë në maratonë, u mundësua në faqe forma e regjistrimit nëpërmjet së cilës u regjistrua çdokush që pati dëshirë.

Së fundmi, në faqen Tirana Marathon do të gjeni rezultatet me fituesit për çdo kategori për të cilën u garua.