Zoom e ka rregulluar në masë të madhe sistemin e sigurisë, megjithatë nuk mund t’ju bëjë ballë hakerave të shumtë, që duan të marrin të dhënat personale të përdoruesve.

Abormal Security që merret me sigurinë kibernetike të Zoom, ka bërë të ditur se aktorë të jashtëm, janë duke tentuar që nëpërmjet e-maileve të rremë, po bëjnë ftesa te përdoruesit, që t’ju marrin të dhënat personale dhe detajet me të cilat hynë në llogaritë e tyre.

Ftesat vijnë me një email të rremë, që është thuajse identik me emailet e Zoom, ndërsa brenda saj ndodhet një link.

“Zakonisht, në email thuhet se kanë ftesa nga zyrtarët e punës ku janë të angazhuar dhe iu kërkohet të klikojnë në link, për të mësuar njoftimet e fundit. Të gjithë ata që nxitojnë dhe klikojnë në link, të dhënat personale iu mblidhen nga hakerët”, thuhet në raportin e Abormal Security.

Deri më tani, nëpërmjet kësaj mënyre, hakerët kanë arritur të hyjnë në mbi 50 mijë llogari të ndryshme.

Meqenëse për momentin, Zoom e ka të pamundur të ndalojë këtë sistem të sulmit kibernetik, kërkohet që të kontrollohen mirë ftesat për Zoom, si dhe të mos pranohen ftesa që duket se nuk janë të rregullta.