×

Klevis Mino

I riu shqiptar, Drejtor i Zhvillimit Software në kompaninë më të madhe në Zvicër.

Në vitin 2018 Klevisi u promovua në Google Cloud Architect. Si përgjegjës për arkitekturën e aplikacioneve native në Google Cloud, mundësoi kompani si “Swiss Steel”, “Coop”, “Idorsia”, “Novartis”, “MGB”, “Coca-Cola HBC”, të implementojnë sisteme #ERP, menaxhimi të dhënash, analizë të dhënash gjeografike, menaxhimi të aseteve në kohë reale, etj. Në bashkëpunim me një nga mediat më të mëdha në Zvicër “20Minuten”, ndërtoi një platformë për ngarkimin e videove nga miliona shtetas zviceranë, të cilat u përdorën për të krijuar filmin “Switzerlanders”.

Tashmë, Klevisi është Drejtor i Zhvillimit Software pranë Wabion AG. Për shkak të pandemisë, gjatë dy viteve të fundit janë shtuar kërkesat e kompanive zvicerane për digjitalizim. Në sajë të eksperiencës me teknologjitë e Google Cloud, Klevisi po ndihmon këto kompani të ndërtojnë aplikacione, sisteme ruajtjeje dhe vizualizimi të dhënash në mënyrë të sigurt, efikase dhe automatike.

Suksese!