Në kuadër të projektit “Karta e Studentit”, DTIK është zhvilluar portali https://kartaestudentit.al/ .

Përmes këtij portali studentët njihen jo vetëm me shërbimet që ofrohen me çmime të reduktuara përmes kartës së studentit, por përditësohen për promocione apo aktivitete të ndryshme, të cilat organizohen në qytetin tonë.

Çdo shërbim i ofruar gjendet duke klikuar mbi ikonën “Shërbime Publike” dhe mbi ikonën “Shërbime Private”, bashkë me adresën dhe informacione të tjera të nevojshme të çdo institucioni publik apo privat, të cilët tanimë janë partnerët më të mirë të studentëve të Tiranës.