×

Ju prezantojmë me Zana Tabakun, një ndër sipërmarrëset e para femra në sektorin e TIK në Kosovë

Sot do t’ju prezantojmë me Zana Tabakun, një ndër sipërmarrëset e para femra në sektorin e TIK në Kosovë dhe njëkohësisht shembull që po ndryshon “mendimin” për gratë e reja në Kosovë dhe orientimin e ambicien e tyre profesionale.Ajo ka punuar si Inxhiniere Softuerësh në Appdec dhe zhvilluese Softuerësh në Cacttus sh.a për katër vjet.

Në gusht 2018, Zana së bashku me Shpend Lila dhe Eldita Tarani u shpërblyen nga Departamenti Amerikan i Shtetit për projektin #JuniorGeeks, i vetmi i përzgjedhur nga Evropa Juglindore.