×

Ju prezantojmë me Borën, një nga shqiptaret me karrierë të suksesshme jashtë vendit

Të jesh i suksesshëm përtej kufijve nuk është më e pamundur. E aq më pak të studiosh në universitetet më të mira të botës. Këtë na e dëshmon më së miri vajza nga Durrësi, Bora Qesja , e cila është një nga shqiptaret me karrierë të suksesshme jashtë vendit. E diplomuar në bioinformatikë Bora ka fituar disa çmime dhe grante kërkimore nga institucionet dhe organizatat më të mira në Australi dhe Zelandën e Re. 🇦🇺Bora tashmë është lektore në Universitetin e Adejaides dhe për vajzat e reja ka këtë mesazh “Nuk është domosdoshmërisht inteligjenca që ndikon në sukses, por këmbëngulja e vazhdueshme.”Go Girl! 💪🏻