×

Ju prezantojmë Brigite Peposhi

A e dinit se inteligjenca artificiale tashmë mund të zgjidhë krimet? Brigite Peposhi, vajza shqiptare plot talent, ka krijuar një aplikacion që i ndihmon agjensitë e inteligjencës për të zgjidhur krimet duke përdorur dëshmitarë të mundshëm nga mediat sociale.

Ajo punoi tezën e saj mbi Webin Semantik duke theksuar rëndësinë e prezantimit ontologjik të informacionit dhe gjetjen e perspektivave të reja në mënyrën e shtimit dhe proçesimit të informacionit duke përdorur teknika inteligjente si ‘data mining’ dhe ‘match making’.

Synimi i Brigitës është të analizojë të dhëna nga rrjetet sociale për të parandaluar krimin.