Albanian ICT Academy me grupin e të rinjve ALDDEJ, Donald Mema, Aulon Rama, Eslin Banaj, Daniel Craga, Leo Shahini, përfaqësojnë Shqipërinë në NASA Space Apps Challenge .Grupi ALDDEJ është nominuar për çmim në mesin e 30,000 të rinjve nga e gjithë bota. Grupi AlddEJ është nominuar për zgjidhjen e Sfidës “Paraqitja e të Dhënave nga Sonda Diellore Parker”.

Të mentoruar nga Drejtuesja e NASA Space Apps Challenge, Hatixhe Bilibashi dhe mentore Erida Cerro kanë fituar bursën  për ndjekjen  e akselerimit që vjen direkt nga NASA për zhvillimin më tej të idesë së tyre. I urojmë skuadrës suksese më tej në nominimin për çmim nga NASA Space Apps Challenge.

Albanian ICT Academy.

E para qendër inovacioni  e themeluar në vitin 2014 në Shqipëri e cila ofron metodat më inovatore të edukimit në fushën e Teknologjisë së Informacionit.

Misioni ynë është të sjellim inovacion në edukimin e të rinjve dhe të apasionuarve, të zhvillojnë njohuritë e komunitetet në fushën e teknologjisë dhe shkencave kompjuterike në Shqipëri duke ofruar metodologji të mësimdhënies bashkëkohore në forma praktike dhe interaktive.

Risi e Albanian ICT Academy janë zhvillimi i kurrikulave të avancuara në ICT dhe të përshtatshme sipas grumoshave (5-6 vjeç, 7-10 vjeç, 11-14 vjeç, 15-18 vjeç). Rreth 15.000 fëmijë nga e gjithë Shqipëria, janë bërë pjesë e Albanian ICT Academy nëpërmjet trajnimeve dhe projekteve të ndryshme ndërkombëtare. Disa kanë fituar shumë çmime prestigjoze ndërkombëtare.

Kategoria  e trajnimeve “Ready to Work” përfshin kurse sipas kërkesave të kompanive në fushën e ICT duke orientuar  të rinjtë drejt tregut të punës dhe duke ju sjellë një punësim të sigurt. 

Albanian ICT Academy makerspace është akademia në të cilin do të gjeni inovacion, teknologjitë më bashkëkohore, risi, rrjetëzim, kreativitet, mendim kritik,mbështetje, guxim dhe fuqizim.

Albania ICT Academy dallohet si akademi pioniere e edukimit në moshë të hershme të ICT, të Robotikës dhe teknologjive më të reja. Aktualisht ajo numëron një numër të lartë çmimesh prestigjoze ndërkombëtare në fushën e ICT dhe Robotikës.