×

Gjuhët më të mira të programimit për të mësuar në 2021

Me ritmin e shpejtë të zhvillimit të teknologjisë, edhe gjuhët e programimit janë gjithnjë në përditësim. Për një fillestar të teknologjisë që përpiqet të mësojë programim, mund të jetë paksa e komplikuar të kuptojë se cilën gjuhë programimi të zgjedhë. Ndaj Drejtoria e Teknologjisë së Informacionit, Inovacionit dhe të Dhënave po ndan me ju disa këshilla për gjuhët më të njohura të programimit.

• Java
Platforma: Web, Mobile, Desktop
Kjo është një nga gjuhët më kryesore të programimit në botë. Java u krijua në 1995 dhe tani është në pronësi të gjigandit global të teknologjisë ‘Oracle’. Kjo është një gjuhë programini për aplikacione të mëdha në nivelin e ndërmarrjeve. Është shumë e sigurtë dhe shumë e strukturuar. Java përdoret gjerësisht nga korporatat e mëdha të teknologjisë, duke përfshirë Google, Amazon dhe Twitter. Njohuritë e kodimit Java kanë qenë shumë të kërkuara për disa vite me radhë dhe akoma janë edhe sot.

• Python
Platforma: Web, Desktop
Ekzistojnë tre gjëra thelbësore që e bëjnë Python një gjuhë super të kërkuar për t’u mësuar. Së pari është falas dhe open-source. Së dyti është i lexueshëm që e bën atë një nga gjuhët më të lehta të programimit për të mësuar. Dhe së treti, kjo është gjuha pas fushave të shumë kërkuara të Shkencës së të Dhënave. Mungesa e aftësive dhe profesionistëve këtu është shumë e lartë. Për më tepër, Python ka module të fuqishme për aplikacione të bazuara në #GUI që është mjaft i dobishëm për projekte të ngarkuara vizualisht.

• Kotlin
Platforma: Web, Mobile, Desktop, Server
Kotlin është një gjuhë relativisht e re programimi. Për herë të parë u publikua zyrtarisht në 2016 dhe është si një vëlla i vogël i Java. Kjo gjuhë ka ende një rrugë të gjatë për të bërë. Kotlin përdoret gjerësisht për zhvillimin në Android dhe ka suport të madh nga ‘Google’. Gjithashtu disa kompani të mëdha si “Coursera” ose “Pinterest” preferojnë Kotlin mbi çdo gjuhë tjetër. Një fillestar mund ta konsiderojë Kotlin paksa të komplikuar, por nëse mësoni Java në fillim dhe më pas provoni aftësitë tuaja me Kotlin, do të bëheni zhvillues shumë të mirë.

• Swift
Platforma: Mobile (aplikacione iOS dhe macOS)
Kjo gjuhë programimi është një pasardhëse e njohur e #Objective-C, teknologjia pas botës së Apple. Kompania publikoi Swift në 2014 dhe ashtu si Kotlin është një gjuhë relativisht e re kodimi, por tashmë shumë e kërkuar. Gjigantët e teknologjisë si “WordPress”, “SoundCloud” ose “Mozilla FireFox” përdorin Swift për aplikacionet e tyre iOS. Swift u bë gjuha zyrtare për zhvillimin në iOS dhe macOS.

• C#
Platforma: aplikacionet e programeve mobile
Kjo është një gjuhë programimi me një histori dhe reputacion. Është një ndër gjuhët më të mira për zhvillimin e Windows dhe gjithçka të bazuar në platformën .NET.
Është krijuar nga Microsoft dhe është ende një nga gjuhët më të mira. Por jo vetëm kaq! C# përdoret gjithashtu në motorin e lojës Unity, i cili nga ana e tij është një mjedis i lartë zhvillimi për industrinë e lojrave.

Nëse tashmë keni aftësi kodimi, mund të rifreskoni njohuritë ose të filloni të mësoni teknologji të re. Çfarëdo që të zgjidhni, e rëndësishme është që në fakt t’i kushtoni kohë të rregullt mësimit. Dhe kërkoni ndihmë kur keni nevojë për të. Në një moment të caktuar, do ta gjeni veten duke koduar lehtësisht dhe pa mundim.

Burimi: https://medium.com/quick-code/the-best-programming-languages-to-learn-in-2021-5708c1a9d95c