×

“Free Wi-Fi” tashmë edhe në Qytetin Studenti

Vijon ofrimi i shërbimit “Free Wi-Fi” në zonat kryesore të qytetit.

Në kuadër të nismës “Tirana Smart City”, tashmë në qytetin e Tiranës ofrohet shërbimi “Free Wi-Fi” në zonat e sheshit “Skënderbej” dhe “Pazari i Ri”. Hapi i rradhës ishte shtrirja e shërbimit edhe te “Qyteti Studenti”, projekt i cili është implementuar me sukses dhe tashmë të gjithë dhomat e studentëve në godinat e këtij kampusi janë të pajisura me internet, ndërkohë që akses do të ofrojnë edhe sallat e leximit.

Të gjithë studentët të cilët jetojnë në “Qytetin Studenti” do të mund të përdorin pa pagesë shërbimin e internetit.

Zonat në të cilat sigurohet mbulueshmeria me shërbim janë:

  • Sallat e Leximit & Dhomat e studenteve
  • Hyrja e godinave
  • Ambjente Publike

Kjo nismë e Bashkisë Tiranë dhe e Drejtorisë së Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit krijon më shumë mundësi studentët, banorë të kësaj rezidnece, për kushte më të lehta studimi duke shfrytëzuar aksesin në internet dhe mundësitë që ai ofron. Projekti është bërë i mundur falë mbështetjes së Albanian Satellite Communications shpk, e njohur ndryshe si Tring.

Nisma të këtij lloji do të vijojn edhe në vazhdim, duke u përpjekur të sjellim për qytetarët e Tiranës shërbime gjithnjë e më inovative.